Përmirësimi i transparencës nëpërmjet debateve

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me „Transparencën e shtuar dhe llogaridhënien e vetëqeverisjes lokale përmes inkurajimit të debatit publik dhe përfshirjes së të rinjve në marrjen e vendimeve“. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: fushatën onlajn për të bërë presion mbi autoritetet lokale; debatet publike; ngritjen e vetëdijes përmes videove që shpërndahen në mediat sociale dhe tradicionale (TV, radio) e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është rithemelimi i këshillit rinor lokal në komunën e Gostivarit.

Zbatues
Shoqata Rinore e Organizuar-Gostivar
Vendndodhja
Gostivar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në muajin nëntor të vitit 2022, filloi realizimi i premtimit për themelimin e këshillit rinor lokal. https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Projekti nuk ka nevojë për furnizime publike.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në muajin prill nuk mbahen më takime informative, sepse këshilli rinor lokal është themeluar tashmë. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është sjellë aktvendimi për themelimin e këshillit rinor i nënshkruar nga Kryetari Komunës së Gostivarit. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Të gjitha parashkushtet janë përmbushur dhe këshilli është formuar tashmë. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna e Gostivarit ka vijuar bashkëpunimin edhe me organizatat rinore lokale të qytetit, ku së bashku organizuan sesion informativ përpara nxënësve dhe të rinjëve. Në muajin prill, nuk ka aktivitete të reja konkrete . https://www.facebook.com/YCCGostivar/posts/pfbid0Ah6y7P5Ly7iFQD1iXPfB34fcnQhS6erBwThpjZRx2MVMA8tQuJDF3ESg1HdbWbD7l
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po I vërejtshëm është progresi, punët zhvillohen në drejtim të mirë, respektohen të gjitha procedurat për themelimin e këshillit rinor mbi bazën e Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore dhe këshilli rinor lokal është formuar tashmë. https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/ https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Në bazë të buxhetit për vitin 2023, nga buxheti i përgjithshëm i komunës së Gostivarit janë ndarë 0,1% të mjeteve, që nënkupton rreth 1.500.000 denarë. https://gostivari.gov.mk/2022/12/komuna-e-gostivarit-prezantoi-propozim-buxhetin-e-vitit-2023-para-qytetareve/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar dhe është përfunduar procesi i themelimit të këshillit rinor lokal. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Premtimi ka qenë dhe mbetet prioritet. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është ndalur Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka ngecje dhe këshilli është formuar tashmë. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Informacionet lidhur me këtë çështje janë publikuar në ueb faqen e komunës së Gostivarit, si dhe në faqen në Fejsbuk, por në muajin prill nuk ka shpallje të reja. https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/ https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Komuna e ofron atë mundësi, por organizata e cila monitoron çështjen nuk ka dorëzuar kërkesë për qasje në informata të karakterit publik, për shkak se komuna tregoi gatishmëri për të shpërndarë të gjitha informacionet, me apo pa kërkesë. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Të gjitha palët e interesuara mund të marrin informata mbi statusin e premtimit zgjedhor. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Të gjithë palët e interesuara mund të kontaktojnë me punonjësit në komunë në mënyrë joformale për të marrë informata. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Po, tani të gjithë të rinjtë ndërmjet moshave 15-29 të cilët janë banorë të komunës së Gostivarit kanë të drejtë të përfshihen në procesin e formimit të këshillit rinor dhe të bëhen anëtarë aktivë. Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk kanë dorëzuar iniciativë për të marrë pjesë në vendimmarrje lidhur me këtë çështje Administrator i çështjeve rinore në komunën e Gostivarit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Të gjithë të rinjtë ndërmjet moshave 15-29 të cilët janë banorë të komunës së Gostivarit kanë të drejtë të përfshihen në procesin e formimit të këshillit rinor dhe të bëhen anëtarë aktiv. https://gostivari.gov.mk/2022/12/komuna-e-gostivarit-prezantoi-propozim-buxhetin-e-vitit-2023-para-qytetareve/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin prill nuk janë mbajtur publike lidhur me këtë çështje. Organizata rinore Mobilizuesit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ekzistojnë mjete të posaçme për pjesëmarrje elektronike pikërisht për këtë çështje, përveç kontakt formularit i cili gjendet në ueb faqen e komunës, ku mund të parashtrohen çfarëdo lloj pyetjesh brenda juridiksionit të komunës. https://gostivari.gov.mk/mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Gostivarit nuk ka organizuar ditë të hapura të komunës gjatë muajit prill. https://gostivari.gov.mk/mk/pocetna/
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është paraqitur asnjë iniciativë qytetare lidhur me këtë çështje Organizata rinore