Çfarë (nuk) është kryer tërësisht?

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me „krijimin e dhomave senzorike dhe qasjen për fëmijët me aftësi të kufizuara“ e cila është vendosur në programin zgjedhor të v. 2021 për komunën e Kisella Vodës. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: anketë onlajn, intervista me qytetarë të prekur, video fushata, ngjarje me stend ap komedi, diskutime në tryezë të rrumbullakët dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është vënia në funksion të dhomave senzorike dhe përmirësimi i qasjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Zbatues
Qendër për veprimtari rinore QVR – Krik, Shkup
Vendndodhja
Kisellavodë, Skopje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Zbatimi i premtimit është në fazën e zhvillimit Ueb faqja zyrtare e komunës www.kiselavoda.gov.mk
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Ky premtim parazgjedhor do të realizohet përmes donacioneve të cilët komuna i ka gjetur përmes bashkëpunimit me sektorin e biznesit https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/novosti/3549-2023-02-28-13-21-43 https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/novosti/3518-senzorna-soba
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Meqenëse dhomat senzore do të realizohen përmes donacioneve, komuna është në bisedime me disa kompani, mundësisht për të realizuar bashkëpunim Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Bëhet fjalë për kërkimin e donatorëve nga sektori i biznesit Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Komuna e Kisella Vodës është angazhuar mbi kërkimin e donatorëve; stafi dhe gatishmëria e tyre është në domenin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Përpos kërkimit të donatorëve, komuna gjithashtu punon mbi përfshirjen dhe lehtësimin e jetës së përditshme të personave me aftësi të kufizuara, si me ofrimin e transportit falas për personat me aftësi të kufizuara në Kisella Vodë. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/novosti/3569-2023-03-22-11-54-31
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Dhomat senzore tashmë janë në përdorim në shkollat ​​fillore ku janë të implementuara. (SHFK Kiril Pejchnovic; SHFK Kuzman Shapkarev; SHFK Kuzman Josifovski - Pitu; SHFK Nevena Georgieva - Dunja; SHFK Sh. Kliment Ohridski; SHFK Krume Kepeski) Staf profesional përfshirës në shkollat ​​e përmendura
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ndërtimi i dhomës senzore prej 25m2 kushton rreth 550.000 denarë. Për momentin komuna nuk mund të sigurojë mjete për të gjitha shkollat ​​fillore, prandaj e njëjta do të realizohet përmes donacioneve. Të gjitha mjetet do të sigurohen përmes donacioneve Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë përmbushur në Komunën Kisella Vodës Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti mbetet prioritet dhe punohet mbi realizimin e tij Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Ndërtimi i dhomave senzore në shkollat ​​fillore zhvillohet radhazi; çdo dhomë senzore ndërtohet individualisht dhe në mënyrë të pavarur nga të tjerat, kështu që procesi është ende në vijim Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Informata lidhur me ndërtimin e dhomave senzore mund të gjenden në ueb faqen zyrtare të komunës. Ato publikohen pas përfundimit të ndërtimit. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/novosti/3518-senzorna-soba
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mobilizuesit nga organizata KRIK kanë dorëzuar kërkesë për qasje në informata të karakterit publik më 03.01.2023, për të cilën është marrë përgjigje më 16.01.2023. KRIK, organizata e cila monitoron çështjen
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po KRIK, organizata e cila monitoron çështjen
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Ekziston një praktikë e shkëmbimit joformal të informacioneve përmes grupit viber të Komunës Kisella Vodë. https://invite.viber.com/?g2=AQBKVmsL9JsoXE4QRUFhgKbAe4JFnoVHwWaqANpBRSF2mF1h5kNcug5Bl3ZBhXIU&lang=en&fbclid=IwAR2ayfypHFYZFjJeVf0tp8latdUveI_CMGqZNaIPLxmXtVUEn7rkzGcmzVc
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në procesin e ndërtimit të dhomave senzore marrin pjesë këshillat e prindërve, si dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk janë dorëzuar iniciativa civile lidhur me këtë çështje Përfaqësues për marrëdhënie me organizatat shoqërore nga Komuna Kisella Vodës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Disa nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara marrin pjesë me donacione për ndërtimin e dhomave senzore në disa shkolla fillore. Bisedë me këshilltarin e Komunës Kisella Vodë
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Një sërë ngjarjesh për përfshirje: - Punësimi i një personi me sindromën Daun; Hapja e një Qendre të kujdesit; Transport falas për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara; Takim me persona me paralizë cerebrale https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Në ueb faqen e komunës, qytetarët mund të zgjedhin një temë të caktuar dhe të kyçen në diskutim ose të raportojnë problem në seksionin "Parashtro pyetje" https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/glavnidiskusii
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Në muajin mars nuk janë organizuar ditë të hapura komunale Ueb faqja zyrtare e komunës www.kiselavoda.gov.mk
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Qytetarët mund të dorëzojnë iniciativa në komunë për ndërtimin e dhomave senzore dhe qasje në shkollat ​​fillore, por nuk ka informata nëse janë dorëzuar deri më tani https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/glavnidiskusii