Legalizimi i ndërtimeve pa lejë ndërtimore – mbyllja e procesit historik dhe vazhdimi i tregimit të pafund?

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i zbatimit të procedurave për legalizim në komunë, ndërsa njëkohësisht do t’i mobilizojë qytetarët që të japin kontributin e tyre në parandalimin e ndërtimeve pa lejë. Aktivitetet konkrete për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: pasqyrimin e objekteve të ndërtuara pa lejë ndërtimore në disa vendbanime pilot në komunën e Kisella Vodës; mbledhjen e të dhënave për numrin e kërkesave të parashtruara për legalizim, numrin e lëndëve të zgjidhura dhe dinamikën e përpunimit, si dhe numrin e vendimeve të inspektorëve të ndërtimit për heqjen e objekteve të ndërtuara pa lejë; aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës së Kisella Vodës për ndërtimet pa lejë.

Zbatues
Shoqatë për mbrojtjen e shtazëve dhe mjedisit jetësor BARAZI, DINJITET, NDJESHMËRI, NATYRALIZËM -Shkup.
Vendndodhja
Kisellavodë, Skopje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Për projektin konkret nuk merret vendim për fillimin e realizimit, por është proces vijues i vetëqeverisjes lokale.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Projekti nuk ka nevojë për furnizime publike
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në 3 dhe 4 dhjetor në hapësirat e komunës u mbajtën takime me banorët ku ata kishin mundësinë të informohen dhe të japin propozimet e tyre për punën e komunës. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3482-2022-12-05-13-13-02
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Aktivitetet për realizimin e kësaj çështjeje janë planifikuar nëpërmjet programit vjetor të komunës së Kisella Vodës, përkatësisht programeve dhe nënprogrameve për planifiim urbanistik, procesit të përcaktimit të objekteve pa leje dhe integrimit të tyre. Gazeta zyrtare e komunës së Kisella Vodës http://www.kiselavoda.gov.mk/content-data/Broshuri/Sluzbeni%20Glasnici%202022/Sluzben%20glasnik%20na%20Opstina%20Kisela%20Voda%20br.%201-%202022.pdf
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Për çështjen në fjalë nuk nevojitet përmbushja e parakushteve për të filluar.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në muajin dhjetor po zbatohen vendimet e marra në muajin nëntor dhe veprohet sipas kërkesave të reja të pranuara në komunë gjatë muajit dhjetor pas apelit të kryetarit të komunës që ,, deri në Vitin e Ri t'i dorëzojnë kërkesat në komunë''. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3467-2022-11-21-16-28-26
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Vendimet e rasteve të zgjidhura për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa lejë që nuk janë në proces gjyqësor janë zbatuar gjatë muajit dhjetor, si dhe kërkesat për legalizim pranohen rregullisht gjatë muajit dhjetor, përkatësisht deri në fund të vitit. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3467-2022-11-21-16-28-26
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Me buxhetin e sapomiratuar parashihen 16,5 mil. denarë ose 3,27% të buxhetit në pjesën për urbanizim, me rëndësi është të theksohet se një pjesë e këtyre mjeteve janë për strategjinë 10-vjeçare për urbanizim për të vendosur ,,rend në ndërtim''. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3498-2023?fbclid=IwAR35aLozQ_mC5urAusnanieCTqkB5F8G-aPvgZK-WwRSPret1j6ZXhX4rAw
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Nuk ka parakushte për realizimin e projektit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti ende është prioritet për komunën për të cilin ndahet buxhet dhe ende janë duke u pranuar kërkesat për legalizim deri në fund të vitit 2022. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3498-2023?fbclid=IwAR35aLozQ_mC5urAusnanieCTqkB5F8G-aPvgZK-WwRSPret1j6ZXhX4rAw https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3467-2022-11-21-16-28-26
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk kryhet inspektim, hetim apo diçka ngjashëm lidhur me çështjen.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka ngecje
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Kryetari i komunës u ka bërë apel qytetarëve që “deri në Vitin e Ri t'i dorëzojnë kërkesat e tyre në komunë për t'u vepruar sa më shpejt dhe pozitivisht në bazë të rastit të vitit të kaluar dhe përfundimisht t'i jepet fund problemit me ndërtimet pa lejë”. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3467-2022-11-21-16-28-26
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Brenda afatit ligjor është marrë përgjigje për kërkesën për informacion me karakter publik të parashtruar më 06.12.2022. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit jetësor BARAZI, DINJITET, NDJESHMËRI, NATYRALIZËM.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Kontaktet zyrtare të lëna në ueb faqe nuk kanë dhënë përgjigje dhe/ose nuk numrat e telefonit nuk kanë qasje. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/kontakti
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Komuna përdor kanalin e shkëmbimit joformal të informacionit përmes grupit në Viber. https://invite.viber.com/?g2=AQBKVmsL9JsoXE4QRUFhgKbAe4JFnoVHwWaqANpBRSF2mF1h5kNcug5Bl3ZBhXIU
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Gjatë ditëve të pranimit qytetarët kishin mundësi të jepnin propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, kurse propozimet lidhur me vendimmarrjet për miratimin e buxhetit për vitin 2023 kishin mundësi t'i parashtrojnë përmes platformës budzet.mk. Ueb faqja e komunës së Kisella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/naslovna/9-novosti/3482-2022-12-05-13-13-02 https://budzet.mk/
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet N/A Për muajin rrjedhës nuk është siguruar informacion, nuk është marrë përgjigje pas përpjekjeve për kontaktim telefonik me komunën dhe sektorin për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, si dhe nuk ka përgjigje të kërkesës për informacione me karakter publik. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/kontakti
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Për muajin rrjedhës nuk është siguruar informacion, nuk është marrë përgjigje pas përpjekjeve për kontaktim telefonik me komunën dhe sektorin për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, si dhe nuk ka përgjigje të kërkesës për informacione me karakter publik. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/kontakti
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin dhjetor nuk është organizuar mbledhje publike, debat dhe /ose forum lidhur me këtë çështje. Ueb faqja dhe mediat sociale të komunës së Kisaella Vodës https://www.kiselavoda.gov.mk/ https://www.facebook.com/OpstinaKiselaVoda/
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ekziston mekanizmi i pjesëmarrjes elektronike i llojit të dhënies së propozimeve lidhur me punën e komunës dhe shpërndarjen e buxhetit përmes platformës budzet.mk, me përzgjedhje të komunës së Kisella Vodës, si dhe përmes ueb faqes me nisjen e diskutimit https://budzet.mk/ https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/glavnidiskusii
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna ka praktikën e ditës së hapur - çdo ditë, për takim të paracaktuar në numrin e telefonit 02/2785-401 https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F1OrceGj%2Fposts%2Fpfbid0VzTXpgYhCwq85UEdfec6ict7mpgeoGvMyfZ1MUetoFo458ZZUKGAEzVpZqjJj7cDl&show_text=true&width=500
      4.4 Iniciativat qytetare N/A Për muajin rrjedhës nuk është siguruar informacion, nuk është marrë përgjigje pas përpjekjeve për kontaktim telefonik me komunën dhe sektorin për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, si dhe nuk ka përgjigje të kërkesës për informacione me karakter publik. https://www.kiselavoda.gov.mk/index.php/kontakti