Qytetarët së afërmi - garazh shumëkatësh në Ohër

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me ndërtimin e garazhit shumëkatësh në komunën e Ohrit dhe shkallës së pjesëmarrjes dhe të inkuadrimit të qytetarëve në procesin e planifikimit urbanistik. Kjo do të mundësojë që publiku t’i shohë më mirë zhvillimet aktuale, dinamikën dhe aktivitetet e mbetura të vetëqeverisjes lokale lidhur me këtë çështje. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: takime me përfaqësues relevantë të vetëqeverisjes lokale dhe kërkesë për t’u shkëmbyer studimi i fizibilitetit për ndërtimin e garazhit; informimi i publikut dhe prezantimi i konstatimeve të mediave lokale dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i garazhit shumëkatësh në Ohër.

Zbatues
Shoqatë për integrim multikulturor – Inkluzioni, Ohër.
Vendndodhja
Ohrid
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Pas takimit zyrtar me kryetarin e komunës së Ohrit është marrë informacioni se nuk ka vendim për realizimin e ndërtimit të garazhit shumëkatësh sepse, siç thekson ai, janë të ngujuar në labirinthin administrativ. Në takimin me kryetarin e komunës së Ohrit mësuam se nuk ka marrë vendim që të fillohet me ndërtimin e garazhit shumëkatësh sepse, siç ka sqaruar ai, pritet të jepet pëlqim për ndërtimin e garazhit shumëkatësh si dhe pëlqim nga komisioni i UNESKO-s. Në fakt, ai pret që kah fillimi i vitit të ardhshëm këtë pëlqim të marrë vetëqeverisja lokale.
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Po, me përpilimin e dokumentacionit projektues dhe planifikues, respektivisht aktivitetet përgatitore në lidhje me ndërtimin e garazhit shumëkatësh, të cilat i përmban Programi zhvillimor i komunës së Ohrit, kategoria: ,,Rregullimi i tokës ndërtimore''. Në Programin zhvillimor të komunës së Ohrit, kategoria ,,Rregullimi i tokës ndërtimore'' për periudhën 2022-2024, njësia B: ,, Asfaltimi dhe rikonstruksioni i rrugëve dhe rrugëve ndihmëse'' numër rendor 3. ,,Përpilimi i dokumentacionit projektues dhe teknik për ndërtimin e garazhit shumëkatësh'', ndërsa për të njëjtin janë ndarë 4 300 000, 00 denarë. (,,Gazeta zyrtare e komunës së Ohrit'' nr. 17 me datë 30.12. 2021, f. 17)
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Po, deri në këtë çast mobilizuesja Elena Risteska realizoi takim me kryetarin e komunës së Ohrit Dr. Kiril Pecakov. Gjithashtu, mobilizueset dhe ekipi për realizimin e projektit realizuar takim zyrtar me shoqatën e arkitektëve të Ohrit. Kryetari i komunës së Ohrit Shoqata e arkitektëve
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka informacion
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Јо Kryetari i komunës së Ohrit i përgjigjet pyetjes së mediave se është marrë pëlqim konservues për garazhin shumëkatësh /13.02.2022. Në takim me mobilizuesen ai thekson se pritet pëlqim për ndërtim dhe pëlqim nga komisioni i UNESKO-s. Intervistë me kryetarin e komunës së Ohrit (https://ohrid24.mk/?p=24194&fbclid=IwAR1vQxb__J-aV32lpfPuZyo6yz0sqwJdfpH8rzPkmRlrjEeMuB0PpsXlIuo) Takim me kryetarin e komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Nuk kanë filluar aktivitetet e dukshme konkrete të planit Tekst mediatik https://tvm.mk/news/ohrid/katnata-garaza-zaglavena-vo-birokratska-lavirint/
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk ka rezultate të dukshme fillestare të realizimit të projektit Tekst mediatik https://tvm.mk/news/ohrid/katnata-garaza-zaglavena-vo-birokratska-lavirint/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Nuk ka informacion. Në bisedë me kryetarin e komunës së Ohrit thekson se ka shumë gjasa që për ndërtimin e garazhit shumëkatësh të ketë thirrje publike dhe me pagesë të prolonguar do të ndërtohet i njëjti. Kryetari i komunës së Ohrit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Punohet intensivisht në projektin kapital për ndërtimin e garazhit shumëkatësh në shtrirjen afër pazarit të qytetit. Në fazën përfundimtare janë procedurat administrative për të dy projektet dhe po zbatohen aktivitetet për kompletimin e dokumentacionit. Raporti i kryetarit ë komunës Kiril Pecakov (https://ohrid.gov.mk/wp-content/uploads/2017/08/Otcet_100_dena_2022.pdf)
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës thekson se garazhi shumëkatësh spikat në takimet me qytetarët si një nga 3 zgjidhjet prioritare për komunën e Ohrit, respektiviaht mospasja e garazhit shumëkatësh paraqet problem si për qytetarët e Ohrit, ashtu edhe për turistët. Programi i VMRO-DPMNE-së për zgedhjet lokale 2021 (https://vmro-dpmne.org.mk/%d0%bb%d0%be%d0%ba%d0%b0%d0%bb%d0%bd%d0%b0-%d1%81%d0%b0%d0%bc%d0%be%d1%83%d0%bf%d1%80%d0%b0%d0%b2%d0%b0?fbclid=IwAR26NRVyn3b6Dcw03fs1ENwKibRSg7lL7EGNnIXzEi0toNcd_egXMWSyd-A) Kryetari i komunës së Ohrit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka informacion për hetime të nisura
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Nuk ka informacion publik për arsyet e ngecjes
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës nuk ka informacion për statusin e projektit Ueb faqja e komunës së Ohrit (https://ohrid.gov.mk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Mobilizuesit e komunitetit dhe ekipi i projektit tashmë kanë parashtruar kërkesë zyrtare në komunën e Ohrit për pranimin e studimit të fizibilitetit për garazhin shumëkatësh. Kërkesa zyrtare për pranimin e studimit të fizibilitetit është parashtruar me numrin e arkivit 122/2 2022
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Po. Kryetari i komunës së Ohrit, Dr. Kiril Pecakov, ka pasur takim me mobilizuesen lokale. Puna e tij është transparente, për dallim nga ajo se ende pritet një përgjigje nga administrata komunale. Mobilizueset lokale të organizatës Inkluzia
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Po. Kryetari i komunës vazhdimisht është me qytetarët dhe diskutohet haptazi për problemet e komunës. Qytetarët, organizatat joqeveritare, palët e prekura.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Komuna nuk i ka përfshirë qytetarët në vendimet lidhur me çështjen që monitorohet, por komuna e Ohrit ka mekanizmin përfshirës së qytetarëve lidhur me vendimet. https://powerinfo.mk/%d0%be%d1%82%d0%b2%d0%be%d1%80%d0%b5%d0%bd%d0%b8-%d0%b4%d0%b5%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b8-%d0%bd%d0%b0-%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b8%d0%bd%d0%b0-%d0%be%d1%85%d1%80%d0%b8%d0%b4-%d0%b7%d0%b0-%d0%bf%d1%80/
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk kanë parashtruar iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me çështjen që monitorohet, por shpesh çështja është diskutuar në tribunat dhe takimet me qytetarët. Kryetari i komunës së Ohrit, qytetarët.
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta N/A Çështja që monitorohet është një investim serioz kapital i komunës për të cilin ka burime të dhëna të financimit dhe qytetarët nuk kanë marrë pjesë aspak me kontributin dhe burimet e tyre. Burimet e financimit të projektit (https://ohrid.gov.mk/wp-content/uploads/2017/08/Sluzben_glasnik_2021_17.pdf)
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk ka informacion për ngjarjet publike që janë mbajtur.
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Pjesa- paraqit problem në ueb faqen e komunës së Ohrit. (https://ohrid.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna ka mekanizmin e ditëve të hapura të komunës, por nuk ka informacion se a ishte ngritur kjo çështje. Lajmërim mediatik për ditët e hapura të komunës (https://www.ohridnews.com/otvoreni-denovi-na-opshtina-ohrid-za-predlozheniot-bu-et-za-2023-godina/)
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka informacion për iniciativa tjera të qytetarëve mu për këtë çështje. Qyetarët nuk kanë parashtruar iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me çështjen që monitorohet, por shpesh çështja është diskutuar në tribuna dhe takimet me qytetarët. Ueb faqja e komunës (https://ohrid.gov.mk/) Kryetari i komunës së Ohrit