Përzgjedhja dhe riciklimi i mbeturinave për zvogëlimin e ndotjes në komunat Strumicë, Novo Sellë dhe Bosilevë.

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së zbatimit të premtimit zgjedhor të këshilltarëve të pavarur lokalë nga lista e kandidatëve „Mjaft më“ për komunat Strumicë, Novo Sellë dhe Bosilovë, përkatësisht „të zvogëlohet ndotja e ambientit jetësor me mbeturina“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtime të mendimit të qytetarëve për shkallën e përmbushjes së të premtuarës; debate publike me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ekspertë dhe qytetarë të prekur; organizime të aksioneve guerile dhe ngjashëm.

Tema e monitorimit lokal është seleksionimi dhe riciklimi i mbeturinave në komunën e Bosillovës.

Zbatues
Shoqatë për zhvillim ekologjik të qëndrueshëm Instituti i gjelbër - Shkup
Vendndodhja
Bosilovo, Novo Selo, Strumica
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vendimi për fillimin me realizimin është marrë që më parë. Këshillëtar në komunën e Bosilevës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po 40 kontejnerë të vendosur para subjekteve juridike në fshatin Bosilovë Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NKP
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Organizata që monitoron këtë çështje zhvilloi një punëtori, në të cilën janë prezantuar rezultatet e monitorimit për seleksionimin dhe riciklimin e mbeturinave, ku kanë marrë pjesë edhe këshilltarët e komunës dhe drejtori i NPK. Instituti i gjelbër, organizatë përgjegjëse për monitorimin e çështjes në fjalë
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Në planin e zbatimit theksohet nevoja e fushatës informuese për qytetarët lidhur me përzgjedhjen e mbeturinave, ndërsa në muajin mars është planifikuar të mbahet një forum për informimin e qytetarëve, si dhe revizioni i planit të menaxhimit të mbeturinave. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, Drejtori i NKP
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Përzgjedhja është përfshirë në program, por nevojitet një rishikim i planit të komunës me synime më ambicioze. Plani ka skaduar dhe duhet të harmonizohet me planin kombëtar Këshillëtari në komunën e Bosilevës, inspektori i ambientit jetësor, drejtori i NPK
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Јо Këshillëtari në komunën e Bosilevës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Ende nuk ka rezultate të dukshme, por është arritur një marrëveshje verbale për hapat e ardhshëm, revizioni, fushata informuese dhe ngjarja e radhës. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NKP
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Mungojnë mjetet për automjetet për grumbullimin e plehrave dhe mbylljen e deponive ilegale Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NPK, inspektor komunal.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë mjetet në buxhet për segmentet e caktuara të projektit Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NPK
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti mbetet prioritet dhe po punohet aktivisht në realizimin e tij. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NPK
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndalur Këshillëtari në komunën e Bosilevës, drejtori i NPK
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka ngecje
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informacioni për statusin e projektit nuk është i disponueshëm në faqen e uebit të komunës https://opstinabosilovo.gov.mk
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Përgjigje të menjëhershme dhe të duhura për informacionet me karakter publik. Mobilizuesit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur për bashkëpunim dhe zbatohet fushata e selektimit të mbeturinave. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, Drejtori i NPK
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Qytetarët
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk kanë parashtruar iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me çështjen në fjalë. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, qytetarët
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Disa qytetarë me vetë iniciativë bëjnë përzgjedhjen e mbeturinave në qese të veçanta. Këshillëtari në komunën e Bosilevës, qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Deri më tani nuk ka mbajtur ngjarje publike për këtë çështje, planifikohet të mbahet në mars të këtij viti Këshillëtari në komunën e Bosilevës, qytetarët
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Në faqen e komunës ka dy forma kontakti për komunikim, një për komunën dhe një tjetër për kryetarin e komunës - Pyetni kryetarin e komunës. Ueb faqja e komunës së Bosilevës https://opstinabosilovo.gov.mk https://opstinabosilovo.gov.mk/prasajgogradonacalnikot/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Bosilevës nuk mban ditë të hapura të komunës Ueb faqja e komunës https://opstinabosilovo.gov.mk
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka parashtruar iniciativa qytetare për këtë çështje Këshilltar në komunën e Bosilevës, qytetarët