Punëtoria e dytë për mobilizuesit e komunitetit


Përmasa e germave

Me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të të rinjve, të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare (OJQ-ve) për pjesëmarrje publike dhe angazhim të komunitetit, nga data 11-13 nëntor do të mbahet punëtoria e dytë me mobilizuesit e komunitetit. Theksi i seminarit do të jetë në qasjet dhe teknikat për mobilizimin e komunitetit që partitë politike të mbajnë përgjegjësi për premtimet e dhëna në zgjedhjet lokale 2021 dhe shkallën në të cilën këto premtime zgjedhore janë parashikuar të zbatohen nga zyrtarët e zgjedhur të pushtetit vendor.

Objektivat specifike të këtij seminari përfshijnë:

– rritjen e njohurive teorike dhe të kuptuarit e aktivistëve të OJQ-ve si mobilizues të komunitetit për koncepte të tilla, siç janë: mobilizimi i komunitetit, angazhimi i komunitetit, transparenca dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur publikë;

– zhvillimin e kompetencave të aktivistëve të OJQ-ve për mobilizimin dhe angazhimin me komunitetin;

– pajisjen me njohuri të aktivistëve të OJQ-ve si mobilizues të komunitetit, me aftësi dhe qëndrime për të kryer analiza bazë të performancës së pushtetit vendor;

– pajisjen e mobilizuesve të komunitetit me mjete për të kryer monitorimin dhe për të matur performancën e pushtetit vendor për premtimet elektorale dhe shkallën e zbatimit të këtyre premtimeve.

KUR

prej: 11-11-2022 10:00

deri: 13-11-2022 14:00

КU

TBC

Ngjarje të tjera

Punëtori me QKA të LSDM-së: Rritja e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të punonjësve të QKA-së

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit , Mobilizuesit e komunitetit , Punëtori dhe trajnime

20-12-2024

Akademia për politikat publike, Gjenerata e katërt: Moduli II

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit , Mobilizuesit e komunitetit , Punëtori dhe trajnime

13-12-2024

Punëtori për komunikimin e politikave në nivel lokal, QHAP BDI

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit , Mobilizuesit e komunitetit , Punëtori dhe trajnime

29-11-2024