Trajnim për krijimin e Politikave Gjithëpërfshirëse


Përmasa e germave

Si pjesë e programit për ndërtimin e kapaciteteve dhe rritjen e njohurive dhe aftësive të Qendrave për Analizë dhe Kërkim të Partive Politike (PIAC) dhe politikanëve të rinj në vend, IFES do të organizojë trajnim për Krijimin e  Politikave Gjithëpërfshirëse.

Trajnimi do të zhvillohet nga Ian Gill, specialist ndërkombëtar për partitë politike.

Qëllimi i trajnimit është të mbulojë procesin e politikë-bërjes, por nga pikëpamja partiake. Gjithashtu do të mbulojë komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe zbatimin e politikave, gjegjësisht me qytetarët dhe brenda partive.

Traineri  z. Gill ka më shumë se 15 vjet përvojë ndërkombëtare dhe punon me më shumë se 250 parti politike në të gjithë botën.

Pjesëmarrës në trajnim do të jenë përfaqësues të katër qendrave të partive politike: Aleanca për Shqiptarët, BDI, LSDM, VMRO-DPMNE dhe politikanë të rinj fitues të Iniciativave Inovative pjesë e projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore”.

 

 

KUR

prej: 27-02-2021 10:30

deri: 27-02-2021 14:30

КU

ЗУМ Платформа

Galeri

Ngjarje të tjera

Moduli 2 i Akademisë për Politika Publike – Gjenerata e Pestë: Pjesëmarrja e të rinjve – përfaqësimi, përfshirja dhe kultura demokratike

Qendrat kërkimore dhe analitike

03-04-2026

MATRICA E MONITORIMIT DHE KËRKESAT PËR RAPORTIM Punëtori për Organizatat e Shoqërisë Civile për Monitorimin e Premtimeve Zgjedhore dhe Masave të Qeverisjes Lokale (2026/2027)

Qendrat kërkimore dhe analitike

03-04-2026

Moduli 1 i Akademisë për Politika Publike - Gjenerata e Pestë: Bazat: Zgjedhjet dhe Integriteti

Qendrat kërkimore dhe analitike

27-02-2026