Hulumtim në të gjithë vendin për politikat e orientuara për qytetarët


Përmasa e germave

Ndërmjet 31 janarit dhe 9 shkurtit, IFES ka realizuar një anketë në të gjithë vendin, duke vlerësuar qëndrimet dhe mendimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në katër fusha të ndryshme socio-politike

1,034 të anketuar nga 8 rajonet e planifikimit në vend (6 zona zgjedhore) kanë marrë pjesë në anketë.

Dizajni i hulumtimit, së bashku me pyetësorin e detajuar, janë bërë duke përdorur një qasje bashkë-krijuese duke punuar bashkarisht me përfaqësuesit e katër Qendrave hulumtuese analitike të partive politike (QHA).

Synimi i hulumtimit ishte që të ofrojë QHA-ve të dhëna për interesin, qëndrimet dhe mendimet e qytetarëve në lidhje me temat e zgjedhura që pastaj do të shfrytëzohen për të hartuar programet e partive politike, në mënyrë specifike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020. Këto përpjekje ishin një hap para në krijimin e politikave dhe programeve të bazuara te qytetarët, dhe zgjidhjet e orientuara për qytetarët për çeshtjet që janë më të rëndësishme për ta.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e QHA-vë kanë fituar përvojë praktike dhe kanë mësuar më shumë për procesin e hulumtimit, për dizajnimin e pyetësorëve, punën në terren dhe përpunimin e të dhënave.

Hulumtimi i përgjithshëm ishte i një rëndësie shumë të madhe për katër QHA-të, sepse ata ishin drejtëpërdrejtë të përfshirë në të gjithë procesin. Hulumtimi iu ofroi atyre informacione dhe grupe të dhënash për të punuar me to, dhe ishte një mundësi për të analizuar dhe për të kryqëzuar tabelat e të dhënave duke u bazuar në publikun e synuar, duke krahasuar me hulumtime tjera sasiore dhe cilësore dhe për të prodhuar programe dhe fushata të rëndësishme të drejtuara nga qytetarët.

Katër QHA-të kishin mundësinë që tu besojnë grupeve të të dhënave dhe të pretendojnë pronësi mbi ta pasi ata ishin të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në të gjithë procesin – Dizajnimi/përgatitja e anketës, regjistrimi I punës së të dhënave/grumbullimi I të dhënave, dha analizimi dhe përpunimi i të dhënave.

Hulumtimi është fokusuar në këto katër fusha vijuese: Punësim; mjedis jetësor; arsim dhe partitë politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tema të rinjtë ishte një temë ndërthurëse në kuadër të katër fushave.

Gjetjet e hulumtimit ishin prezantuar secilës nga katër QHA-të dhe udhëheqësisë të partive të tyre politike në shkurt.

KUR

prej: 22-01-2020

deri: 22-01-2020

КU

Galeri

Ngjarje të tjera

Punëtori me QKA të LSDM-së: Rritja e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të punonjësve të QKA-së

Qendrat kërkimore dhe analitike

20-12-2024

Akademia për politikat publike, Gjenerata e katërt: Moduli II

Qendrat kërkimore dhe analitike

13-12-2024

Punëtori për komunikimin e politikave në nivel lokal, QHAP BDI

Qendrat kërkimore dhe analitike

29-11-2024