Ceremonia e dhënies së Çertifikatave – Akademia për Politika Publike
Përmasa e germave
Dje patëm shansin të takohemi përsëri me pjesëmarrësit e Akademisë për Politika Publike.
Ne u takuam për t’i vlerësuar ata personalisht për përfundimin me sukses të këtij cikli.
Ishte një nder të kishim midis nesh Ambasadoren e Zvicrës Znj. Sybille Suter Tejada e cila personalisht përgëzoi dhe ua dorëzoi çertifikatat përfaqësuesve të Forumeve Rinore në këtë gjeneratë të parë të Akademisë për Politika Publike.
Vendosmëria dhe interesi i tyre për të bërë një përmirësim në shoqëri na inkurajon t’i mbështesim dhe t’i ndihmojmë ata gjatë gjithë rrugës.