Një tryezë e rrumbullakët: Pjesëmarrja politike e grave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024
Përmasa e germave
Në kuadër të “Programit për mbështetjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut“, IFES organizon një tryezë të rrumbullakët me titull “Pjesëmarrja politike e grave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2024”, e cila do të mbahet më 16 shtator 2024, duke filluar nga ora 12, në hotelin Holidej In në Shkup. Programi për mbështetje të zgjedhjeve financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES).
Gjatë tryezës së rrumbullakët, konsulentja ndërkombëtare për çështjet gjinore, Florens Ganu, do të bëjë prezantimin e raportit për pjesëmarrjen e grave nga komunitetet etnike në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2024. Qëllimi i raportit është të vlerësojë shkallën dhe ndikimin e pjesëmarrjes së grave nga komunitetet etnike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Gjithashtu, analiza propozon masa dhe iniciativa për përfshirje më të madhe të grave me prejardhje të ndryshme etnike në mënyrë efektive në procesin zgjedhor dhe angazhimin politik.
Pjesa e dytë e ngjarjes do të përdoret për të prezantuar analizën për mbulimin e çështjeve rinore në programet e kandidatëve për president dhe programet zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet parlamentare, të përgatitura në kuadër të programit për mbështetje të zgjedhjeve.
KUR
prej: 17-09-2024 12:00
deri: 17-09-2024 14:00
КU
Хотел Глигоров, Струмица / Hotel Gligorov, Strumica