Tryezë e rrumbullakët: Ambasada digjitale për qytetarë maqedonas më të sigurtë jashtë vendit
Përmasa e germave
Më 10 nëntor, mobilizatori i komunitetit Viktor Jakimovski do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me temë Ambasada dixhitale për qytetarë maqedonas më të sigurt jashtë vendit, kushtuar zbërthimit të procesit të dixhitalizimit të shërbimeve të ofruara nga zyrat diplomatike-konsullore për të përmirësuar procedurat për marrjen e dokumentacionit të rëndësishëm.
Në pritje të ngjarjes, shikoni video-prezantimin e Viktorit këtu.
Rendi i ditës për këtë ngjarje është si më poshtë:
11:00 – 11:15 – Hapja e tryezës, prezantimi i iniciativës: Viktor Jakimovski, mobilizator i komunitetit dhe zbatues i iniciativës.
11:15 – 11:35 – Përvojat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët maqedonas që kanë nevojë për një shërbim të caktuar nga Ambasada e Maqedonisë: Andrej Nikolovski, ish praktikant në Ambasadën e Maqedonisë në Londër, President i MUNA
11:35 – 12:05 – Eksperienca praktike dhe menaxhimi i një ambasade; Rekomandime për praktikat dhe shërbimet në të cilat është i mundur përmirësimi: Prof. Dr. Vasko Naumovski, Ish Ambasador i Maqedonisë në SHBA
12:00 – 12:30 – Deri ku është procesi i digjitalizimit të VKM-ve të Maqedonisë dhe çfarë do të mbulohet: Përfaqësues nga MPJ i njohur me procesin e dixhitalizimit të VKM-ve
12:30 – 13:00 – Pyetje dhe diskutim
13:00 – 13:10 – Mbyllja e eventit
13:10 – 14:00 – Pije freskuese
KUR
prej: 10-11-2021 11:00
deri: 10-11-2021 13:00
КU
Хотел Александар Втори, Скопје / Aleksandar ll Hotel, Skopje
Galeri