Ngjarje alumni: Perspektivat e të rinjve për integritetin e zgjedhjeve
Përmasa e germave
Në kuadër të Programit për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të organizohet një punëtori online të dedikuar për alumni të Akademisë për politika publike/Programi për mobilizim të komunitetit, të titulluar “Perspektivat rinore për integritetin zgjedhor”. Punëtoria online do të mbahet më 12 shtator, të vitit 2024 (e enjte), duke filluar nga ora 12:00, përmes aplikacionit të softuerit Zoom (vegëza që të lidheni në ngjarje është në vijim: https://us06web.zoom.us/j/85995077891?pwd=wx8NcusbJNIEGntUDIXWx6eKzw7EjV.1). Programi për mbështetje të zgjedhjeve financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES).
Qëllimi i punëtorisë online është të angazhojë alumnit në një diskutim rreth rëndësisë së integritetit zgjedhor, parë nga perspektiva e të rinjve, anëtarëve të forumeve rinore të partive politike ose përfaqësuesve të sektorit civil. Ngjarja do të ofrojë një platformë për të shkëmbyer qëndrime, përvoja dhe ide se si të sigurohen zgjedhje të drejta dhe transparente, si dhe për të nxitur një kuptim më të thellë të sfidave dhe zgjidhjeve që lidhen me integritetin zgjedhor në komunitetet e tyre. Punëtoria do të drejtohet nga ekspertja ndërkombëtare për zgjedhjet, znj. Tatjana Hilsher Bogusheviç, e cila në fjalimin e saj do të trajtojë dimensionet e ndryshme të integritetit zgjedhor, si dhe rolin e të rinjve në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, duke përfshirë iniciativat rinore, prej tyre dhe drejt tyre.
Pjesa e dytë e ngjarjes do të përdoret për të prezantuar Analizën për mbulimin e çështjeve rinore në programet e kandidatëve për president dhe programet zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet parlamentare, të përgatitura në kuadër të programit për mbështetje të zgjedhjeve.
KUR
prej: 12-09-2024 12:00
deri: 12-09-2024 13:30
КU
Zoom, https://us06web.zoom.us/j/85995077891?pwd=wx8NcusbJNIEGntUDIXWx6eKzw7EjV.1