Debat publik me Darko Kuzmanoski


Përmasa e germave

Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit tonë është një nga përgjegjësitë tona kryesore.

Pikërisht për këtë detyrë apo detyrim, Darko Kuzmanoski dëshironte që ne të diskutonim më 16.09 në orën 9 tek Kantinë.

Tema e Debatit publik ishte “Krijimi i kushteve për riciklimin e mbetjeve plastike”, që do të thotë gjetja e një zgjidhjeje ose strategjie sesi të riciklohen këto mbetje plastike dhe të mos hidhen në deponi ilegale që ndotin ajrin.

Darko dha disa ide se si plastika mund të përdoret gjithashtu në një mënyrë krijuese dhe artistike.

Të pranishmit u përgjigjën se makineritë e riciklimit nuk janë në dispozicion në të gjitha komunat dhe se së pari duhet të edukohemi përmes një strategjie të përshtatshme se si të zgjedhim mbeturinat. Të gjithë mbështetën idenë e Darko-s se diçka duhet bërë për të rregulluar këtë proces sepse ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Ky Debat publik u organizua nga Darko Kuzmanovski si pjesëmarrës në Akademinë e politikave publike, i cili është gjithashtu anëtar i të rinjve të Partisë së Re Social Demokrate.

KUR

prej: 16-09-2020 09:00

deri: 16-09-2020 10:00

КU

Kantina

Galeri

Ngjarje të tjera

Punëtori me QKA të LSDM-së: Rritja e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të punonjësve të QKA-së

Rinia e partive politike

20-12-2024

Akademia për politikat publike, Gjenerata e katërt: Moduli II

Rinia e partive politike

13-12-2024

Punëtori për komunikimin e politikave në nivel lokal, QHAP BDI

Rinia e partive politike

29-11-2024