Subject: 36
”1) Në vitin e parë të mandatit, Qeveria do të ofrojë reformë strukturore të sistemeve për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim përmes riorganizimit, pajisjes dhe trajnimit të ekipeve operacionale për ndërhyrje të shpejtë. Këto segmente janë themeli në ndërtimin e një shoqërie rezistente ndaj krizave dhe fatkeqësive. Kjo u vërtetua edhe gjatë krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Në gjysmën e parë të mandatit do të realizojmë sistemin e thirrjeve “”112″”
2) Rindërtimi i objektit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë do të mundësojë krijimin e një Qendre Trajnimi. Kjo krijon kushte për planifikimin e organizuar dhe zbatimin e trajnimeve, ushtrimeve dhe aktiviteteve të tjera që do të rrisin koordinimin, efikasitetin dhe përgjigjen në kohë të pjesëmarrësve në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (Neni 29 paragrafi 2 i Ligjit për Menaxhimin e Krizave). Rindërtimi i objektit do të lejojë gjithashtu që një pjesë e saj të përshtatet për punë 24/7 të njësisë rajonale të QMK në Kumanovë, me çka do të zgjidhet përgjithmonë çështja me hapësirën e punës, si dhe përshtatja e një pjese të ndërtesës për nevojat e sistemit E-112 të parashikuar për zonën lëndore.”