Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:"Asistencë për kujdes familjar në familje për përkujdes do rritet për 30% ".
Mobilizuesi: Aleksandar Mitanoski- Treguesi 1. Rritja e asistencës për kujdesin familjar në familjet strehuese (Po / Jo)
Me miratimin e ligjit të ri për mbrojtje sociale, mbi bazën e të cilit është miratuar vendim për përcaktimin e çmimeve për shërbimet sociale për mbrojtjen jashtë familjes për vitin 2020, kompensimi mujor për kujdes u rrit për 30%. Sipas programit të Qeverisë së re, duhet të ketë një rritje shtesë prej 30%, e cila nuk është realizuar deri më tani.
- Treguesi 2. Përqindja e rritjes së ndihmës sipas kategorisë së fëmijëve që janë nën kujdes
Nga viti 2020, sipas informacionit të MPPS-së, ka rritje të kompensimit për 30%, për secilën kategori të fëmijës nën kujdes. Rritja u bë në përputhje me ndryshimet ligjore dhe vendimet e ligjit për mbrojtjen sociale të miratuar në vitin 2019. Sipas programit të Qeverisë së re, duhet të ketë një rritje shtesë prej 30%, e cila nuk është realizuar deri më tani.
- Treguesi 3. Numri i familjeve të reja për përkujdes
Aktualisht numri është 292 familje për përkujdes. Shumica në Shkup, Makedonski Brod dhe Krushevë.
- Treguesi 1. Rritja e asistencës për kujdesin familjar në familjet strehuese (Po / Jo)
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:"Për ushtrim më të lehtë të të drejtave të tyre, të gjithë personat që janë regjistruar në regjistrin nacional të personave me aftësi të kufizuara do të kenë kartë unike identifikimi përmes së cilës do të kenë qasje falas në shërbime. Tregojmë se respektojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi ynë është të ratifikojmë Marrëveshjen e Marrakesh-it në drejtim të ushtrimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara’’.
Mobilizuesi: Darko Taskoski- Treguesi 1. Regjistri Nacional i themeluar (Po / Jo)
Është identifikuar se themelimi i Regjistrit Nacional të Personave me Aftësi të Kufizuara është në fillimet e tij, është ndalur për shkak të pandemisë Kovid, por do të vazhdojë me zbatimin dhe do të finalizohet deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie. Është identifikuar se Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës së OKB-së, për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara së bashku me MPPS-në planifikon projekte dhe politika, përfshirë Regjistrin Nacional të Personave me Aftësi të Kufizuara. Buxheti i MPMS-së për vitin 2021 është projektuar, nuk ka asnjë zë për Regjistrin Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuara.
- Treguesi 2. Numri i personave të regjistruar në Regjistrin Nacional
Nuk ka të dhëna për numrin e personave të regjistruar në Regjistrin Nacional të Personave me Aftësi të Kufizuara. Deri më tani, janë bërë 356 vlerësime funksionale të personave me aftësi të kufizuara.
- Treguesi 1. Regjistri Nacional i themeluar (Po / Jo)