Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:"Hapja e 6 vendkalimeve të reja kufitare me fqinjët: Strezimir-Restelica (me Kosovën), Majden-Promahi dhe Markova Noga (me Greqinë), Klepalo (me Bullgarinë), Lojane-Miratovc dhe Golesh-Bosiligrad (me Serbinë), dhe Xhepiçishtë- Trebishte (me Shqipërinë).Fillimi i iniciativës për Qendër Rajonale të Dialogut - Forumi i Prespës. Forumi rajonal për fqinjësi të mirë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe një forum nga i cili do të dalin iniciativa të reja për bashkëpunimin rajonal. Në kuadër të forumit është planifikuar të mbështetet proceset e krijimit të zyrave për bashkëpunim rinor MK-GR, si dhe të gjitha aktivitetet dhe projektet e zyrave që do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave dhe lidhjen e të rinjve nga të dy vendet.Fokusi i monitorimit do të jetë në 1) procesin e hapjes së vendkalimit kufitar me Republikën e Greqisë - Markova Noga dhe 2) ndërtimin e Qendrës Rajonale për Dialog - Forumi i Prespës "
Mobilizuesi: Ana Klesova- Treguesi 1. Aktivitete të realizuara që duhet të çojnë në hapjen e pikës kufitare Markova Noga në kufirin me Republikën e Greqisë
Asnjë aktivitet i ri nuk është iniciuar në lidhje me hapjen e vendkalimit kufitar Markova Noga. Është dërguar kërkesë për qasje të lirë në informacionin publik për të cilin pritet përgjigje.
- Treguesi 2. Aktivitete të realizuara për ndërtimin e Qendrës Rajonale për dialog - Forumi i Prespës
Iniciativa e Forumit të Prespës u nis, në përputhje me deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Bujar Osmani.
- Treguesi 1. Aktivitete të realizuara që duhet të çojnë në hapjen e pikës kufitare Markova Noga në kufirin me Republikën e Greqisë
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Qeveria do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të prezantojë parimin e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zgjedhja e drejtpërdrejtë do të nënkuptojë lidhje më të madhe të të zgjedhurve me bashkëqytetarët e tyre, në vend të një lidhje të fortë dhe varësie vetëm nga partitë politike
Mobilizuesi: Masar Zhaku- Treguesi 1. Propozime specifike për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Është formuar grup pune për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me anëtarë të emëruar dhe vëzhgues të zgjedhur të punës.
- Treguesi 2. Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor në Kuvend
Nuk është iniciuar asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor.
- Treguesi 1. Propozime specifike për ndryshime në Kodin Zgjedhor
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Për një vit, pothuajse do të përgjysmojmë numrin e inspektorateve dhe do të dyfishojmë numrin e inspektorëve të mjedisit jetësor dhe tregut.
Mobilizuesi: Lejla Kadrieska- Treguesi 1. Numri i inspektorateve në RMV
Nuk ka inspektorate të shfuqizuara në periudhën tetor-dhjetor 2020.
- Treguesi 2. Numri i të punësuarve në inspektoratin për mjedisin dhe inspektimin e tregut
Inspektorati i Mjedisit ka gjithsej 24 punonjës në nivel shtetëror dhe ISHT nuk ka asnjë përgjigje për kërkesën e paraqitur. Nuk ka shpallje të reja për punë në periudhën tetor - dhjetor 2020.
- Treguesi 3. Numri i të inspektorëve të punësuar në inspektoratin për mjedisin dhe inspektimin e tregut
Numri i inspektorëve të mjedisit në RMV është 19 dhe numri i ISHT është 121.Nuk ka punësime të reja në periudhën tetor - dhjetor 2020.
- Treguesi 1. Numri i inspektorateve në RMV