Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Qëllimi ynë do të jetë të investojmë në shkolla më të pajisura (materiale mësimore, laboratorë, etj.) dhe klasa më të vogla (deri në 20 fëmijë në klasë).
Mobilizuesi: Anastasia Boskoska- Treguesi 1. Numri i shkollave nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore në Prilep që kanë kryer rinovime gjatë muajit
Në tremujorin janar-mars 2021 shkollat fillore në Prilep përgatisin projekte për renovim me të cilat aplikojnë ose në komunën ose në MASH. Gjithashtu në tre shkollat rrjedhin aktivitete për renovim të ndriçimit, tualeteve dhe sallës së sportit.
- Treguesi 2. Numri i shkollave që kanë azhurnuar laboratorët ose kanë bërë të reja
Në tremujorin janar-mars 2021 nuk ka konstatime të reja për mbindërim të laboratorive në shkollat fillore. Këto angazhime mund të priten si pjesë e projekteve për renovim në shkollat që ende nuk janë aprovuar dhe filluar.
- Treguesi 3. % e punësimeve të aprovuara të mësuesve nga totali i kërkuar
Në tremujorin janar-mars 2021 janë vazhduar kontratat e mësuesve me kohë të caktuar për të cilat u hap konkurs. U hap konkurs në një shkollë për tre punësime të reja. Nuk ka konstatime precize sa punësime shkollat kërkojnë përmes MASH-it, e sa prej tyre aprovohen.
- Treguesi 1. Numri i shkollave nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore në Prilep që kanë kryer rinovime gjatë muajit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Ndërtimi shkollës në Reçicë të vogël.
Mobilizuesi: Ramadan Murtezani- Treguesi 1. Shuma e fondeve të aprovuara nga Qeveria/MASH për komunën për ndërtimin e shkollës fillore Naim Frashëri
Në tremujorin janar-mars 2021 nuk ka konstatime të reja.
- Treguesi 2. Shuma ose vendimi për fondet e alokuara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës fillore Naim Frashëri në vitin 2021
Është paraparë ndërtim i shkollës Naim Frashëri në Reçicë të vogël në Programin për ndërtim dhe rikonstruktim të shkollave fillore të miratuar nga Qeveria e RMV-së.
- Treguesi 3. Afati kohor për ndërtim i përcaktuar nga plani dhe kontrata e nënshkruar me kompaninë e zgjedhur
Në tremujorin janar-mars 2021 nuk ka konstatime të reja.
- Treguesi 1. Shuma e fondeve të aprovuara nga Qeveria/MASH për komunën për ndërtimin e shkollës fillore Naim Frashëri
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Do të miratojmë Strategji Kombëtare për digjitalizimin e sistemit arsimor. Kjo do të përcaktojë dhe legjitimojë mësimin në distancë si zgjidhje alternative e mundshme për të mësuar duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik pa praninë fizike të palëve të interesuara. Një ekip qeveritar do të angazhohet plotësisht për zhvillimin e formave dhe përmbajtjes digjitale në arsim. Me ndihmën e programuesve vendas dhe mbështetjen nga fakultetet e TI-së, do të krijojmë platformë qendrore kombëtare me komunikim të dyanshëm, një bazë të dhënash me shembuj të praktikave të mira, programe mësimore, libra elektronikë, portofole elektronike të mësuesve, dosje elektronike të nxënësve dhe ngjashëm, regjistra pedagogjik dhe dokumentacione që do të jenë miqësore për përdorim nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, por edhe nga institucionet arsimore. Kjo do të përgatisë gjeneratën e ardhshme për kohë dhe teknologji të reja, dhe në të njëjtën kohë ne do të kemi kapacitet të shtuar për ballafaqim me kriza të tilla si pandemia e fundit.
Mobilizuesi: Tea Cvetanovska- Treguesi 1. Numri i shembujve të praktikave të mira të përbashkëta për arsimin e mesëm
Në tremujorin janar-mars 2021 janë marrë të dhëna për 23 video udhëzime të vendosura dhe 20 prezantime.
- Treguesi 2. Numri i lëndëve të mbuluara nga programet mësimore dhe të vendosura në platformën
Të gjitha lëndët nga arsimi fillor janë të përfshira në mësimin në distancë përmes Platformës Kombëtare, EDUINO dhe klasës TV. Të gjitha lëndët e arsimit të mesëm janë të përfshira në mësimin në distancë përveç mësimit praktik. - të gjitha lëndët (të rregullta dhe zgjedhore, si dhe aktivitetet projektuese) janë të përfshira me mësimin në distancë,
- Treguesi 3. Numri i librave elektronikë të prezantuar
Në tremujorin janar-mars 2021 janë marrë të dhëna për 282 nga gjithsej 970 libra shkollorë elektronike. Jo të gjithë librat shkollorë janë të arritshme në formatin PDF.
- Treguesi 4. Numri i portofoleve elektronike të arsimtarëve
Në bazë të marrëveshjes së kërkesës për qasje në informatat me karakter publik ka 28 360 mësues të regjistruar në platformën.
- Treguesi 5. Numri i dosjeve elektronike të studentëve
Në bazë të marrëveshjes së kërkesës për qajse në informatat me karakter publik 258 000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme janë shfrytëzues të regjistruar në platformën, e në pajtim me deklaratën e Ministrisë 90.2% nga numri i përgjithhsëm i nxënësve ndjekin mësim online.
- Treguesi 1. Numri i shembujve të praktikave të mira të përbashkëta për arsimin e mesëm