Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Qëllimi ynë do të jetë të investojmë në shkolla më të pajisura (materiale mësimore, laboratorë, etj.) dhe klasa më të vogla (deri në 20 fëmijë në klasë).
Mobilizuesi: Anastasia Boskoska -
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Ndërtimi shkollës në Reçicë të vogël.
Mobilizuesi: Ramadan Murtezani -
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Do të miratojmë Strategji Kombëtare për digjitalizimin e sistemit arsimor. Kjo do të përcaktojë dhe legjitimojë mësimin në distancë si zgjidhje alternative e mundshme për të mësuar duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik pa praninë fizike të palëve të interesuara. Një ekip qeveritar do të angazhohet plotësisht për zhvillimin e formave dhe përmbajtjes digjitale në arsim. Me ndihmën e programuesve vendas dhe mbështetjen nga fakultetet e TI-së, do të krijojmë platformë qendrore kombëtare me komunikim të dyanshëm, një bazë të dhënash me shembuj të praktikave të mira, programe mësimore, libra elektronikë, portofole elektronike të mësuesve, dosje elektronike të nxënësve dhe ngjashëm, regjistra pedagogjik dhe dokumentacione që do të jenë miqësore për përdorim nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, por edhe nga institucionet arsimore. Kjo do të përgatisë gjeneratën e ardhshme për kohë dhe teknologji të reja, dhe në të njëjtën kohë ne do të kemi kapacitet të shtuar për ballafaqim me kriza të tilla si pandemia e fundit.
Mobilizuesi: Tea Cvetanovska