Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Deri në fund të vitit 2020, do të përcaktojmë Strategji dhjetë-vjeçare për alokim dhe investime në shëndetësi dhe do të kërkojmë mbështetje të gjerë parlamentare për të sistemi shëndetësor ka nevojë për investim të qëndrueshëm dhe më të lartë.
Mobilizuesi: Ardita Asani- Treguesi 1. A është hartuar dhe miratuar Strategjia për alokimin dhe investime në shëndetësi?
Nuk janë siguruar të dhëna në lidhje me Strategjinë e përgatitur për alokimin dhe investimet në shëndetësi, as për procedurën e filluar.
- Treguesi 2. Sa investime janë planifikuar për vitin 2021
Nuk ka të dhëna për sasinë e investimeve për vitin 2021.
- Treguesi 3. Sa nga investimet e planifikuara kanë filluar në periudhën janar-shkurt 2021
Për periudhën tetor-dhjetor 2020, nuk grumbullohen informacione mbi këtë tregues
- Treguesi 1. A është hartuar dhe miratuar Strategjia për alokimin dhe investime në shëndetësi?
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Shëndetësia dhe Covid 19 Masa do të ndjekë premtimet e dhëna nga Qeveria në programin për përmirësimin e kushteve në shëndetësi, përkatësisht monitorimin e të gjitha masave për parandalimin e virusit që merren nga Qeveria për një valë të mundshme të ardhshme.
Mobilizuesi: Katerina Nikollovska- Treguesi 1. Vendosja e masave të reja për parandalim nga Kovid 19 ku grupi i synuar janë qytetarët e RMV-së
Gjithsej 4 masa të reja janë vendosur në periudhën tetor-dhjetor 2020, si më poshtë: vendosja e vetë-izolimit të detyrueshëm nga momenti i testimit deri në momentin e marrjes së rezultateve (kundërvajtja është 50 euro); Ndalimi i grupimit në hapësira publike më shumë se 4 persona pas orës 21:00 500 euro); Reduktimi i orëve të punës deri në orën 21:00 në objektet hotelierike. Për shkak të ngarkesës së shtuar të punës dhe nevojës për personel shtesë, Qeveria vendosi të përfshijë ushtrinë. Gjatë dhjetorit, u dhanë rekomandime të mos grupohet popullata gjatë festave.
- Treguesi 2. Vendosja e masave të reja për ballafaqim me Kovid 19 në lidhje me punëtorët shëndetësor
Nuk ka masa të reja efektive. Gjatë vaksinimit prioritet do tu jepet të punësuarve në shëndetësisë.
- Treguesi 3. Masa të reja të vendosura për ballafaqim me Kovid 19 në lidhje me procesin arsimor
Lidhur me procesin arsimor, ekziston një masë e re dhe ajo është on line mësimin për të gjithë të rinjtë në arsimin fillor dhe të mesëm përveç fëmijëve nga klasa e 1- 3.
- Treguesi 4. Masat ekzistuese që janë ndryshuar, të cilat i referohen parandalimit dhe menaxhimit me Kovid 19
36.966 vepra penale për mos mbajtjen e maskës. Kjo masë plotësohet me ndryshimin dhe vendosjen e mbajtjes së detyrueshme të maskës si jashtë ashtu edhe brenda. Masa për ambientet e hotelierisë që në periudhën 18 dhjetor - 20 janar do të punojë deri në orën 18:00, në vend deri në orën 21:00 si më parë, është shtuar.
- Treguesi 5. Vendosja e masave në koordinim me vendet në rajon
Qytetarët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë (më 9 nëntor u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në luftën kundër Kovid 19) mund të udhëtojnë pa PCR test. Qytetar i një prej këtyre vendeve, nëse gjendet i sëmurë në territorin e një vendi tjetër, do ti sigurohet ndihmë mjekësore dhe do të trajtohet në të njëjtin vend, dhe shpenzimet do të mbulohen nga vendi i tij i lindjes
- Treguesi 1. Vendosja e masave të reja për parandalim nga Kovid 19 ku grupi i synuar janë qytetarët e RMV-së