Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Mbështetje për vetëpunësimin (sipërmarrje). Parashikohet drafti i programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2024, në fushën e ekonomisë me titull "Transformimi i ekonomisë (mk restart) për rritje të përshpejtuar dhe standard më të lartë!", Në pikën "Ne investojmë në qytetarët tanë "- f. 9 nga programi i mësipërm. Sipas kësaj pike: "Qeveria do të sigurojë 2 miliardë denarë për masat aktive për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin"
Mobilizuesi: Jetmir Ziba- Treguesi 1. Buxheti i shpenzuar për planin operacional për masat aktive të punësimit për vitin 2020 kundrejt atij të aprovuar
Buxheti për planin operacional për Masa Aktive për Punësim për vitin 2020 është 1.311.000.000,00 denarë përfshirë muajin shtator 2020, gjithsej 606.059.000,00 denarë ose 54% është paguar Të dhënat për realizimin e përgjithshëm të buxhetit do të jenë në dispozicion në tremujorin e ardhshëm.
- Treguesi 2. Buxhet i shpenzuar për masën e mbështetjes së vetëpunësimit për vitin 2020 kundrejt atij të aprovuarit
Për programin për Vetëpunësim për vitin 2020, janë planifikuar burime financiare në vlerë prej 492.320.711,00 denarë për 1490 persona që do të vetëpunësohen. Realizuar 330.154.426,00 denarë për 1075 më 30.11.2020 për programin e vetëpunësimit.
- Treguesi 3. Buxheti i alokuar për planin operacional për masat aktive të punësimit për vitin 2021
Nuk ka të dhëna të publikuara përfshirë muajin dhjetor 2020.
- Treguesi 4. Buxheti i alokuar për masën e mbështetjes për vetëpunësim brenda planit operativ për 2021
Nuk ka të dhëna të publikuara përfshirë muajin dhjetor 2020.
- Treguesi 1. Buxheti i shpenzuar për planin operacional për masat aktive të punësimit për vitin 2020 kundrejt atij të aprovuar
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Zgjatje e pagesës prej 3000 denarë në muaj ndihmë rinore shtesë për të rinj të punësuar deri në 23 vjet me të paktën arsim të mesëm të përfunduar që punojnë në prodhimtari Mbështetje e drejtpërdrejtë e sipërmarrjes së të rinjve dhe grave përmes granteve në vlerë prej 5000 deri në 15000 euro për fillimin e biznesit të tyre dhe biznes të ri
Mobilizuesi: Boshko Sofijanov- Treguesi 1. Numri i përgjithshëm i të rinjve deri në 23 vjeç me arsim të mesëm që punojnë në prodhimtari dhe të cilëve u është paguar ndihmë mujore në përputhje me masën nga Qeveria.
Përfshirë muajin gusht 2020, është paguar ndihmë mujore për gjithsej 3099 të personave të rin nën moshën 23 vjeç. Realizimi i masës vazhdon.
- Treguesi 2. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të paraqitura nga gra, për grante për ndërmarrësi nga 5000 deri në 15000 euro.
Ky tregues është monitoruar që nga dhjetori i vitit 2020, kur Kryeministri njoftoi këtë masë në mbështetje të sipërmarrjes së grave.
- Treguesi 3. Procedurë e filluar për miratimin e Ligjit për sipërmarrësi sociale
Miratimi i Strategjisë për Sipërmarrjen Sociale në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe ka filluar procedurë për përgatitjen e Ligjit për sipërmarrje sociale.
- Treguesi 1. Numri i përgjithshëm i të rinjve deri në 23 vjeç me arsim të mesëm që punojnë në prodhimtari dhe të cilëve u është paguar ndihmë mujore në përputhje me masën nga Qeveria.
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Qeveria do të vazhdojë të investojë në parkun e shkencës dhe teknologjisë që filloi me operacione në mars 2019 në mënyrë që të jetë plotësisht funksional në vitin 2025. Në ish "Fshatin Maqedonas" (në pronësi të shtetit) Qeveria do të themelojë "Start-up fshat" (Start-up Village) i cili do të ofrojë shans për shumë të rinj nga vendi dhe jashtë për të filluar biznes pa pasur nevojë të paguhen shpenzimet e përgjithshme. E njëjta përvojë do të zbatohet në 5 qytete me mundësi për co-working në lokacione të veçanta shtetërore.
Mobilizuesi: Dimçe Micevski- Treguesi 1. Procedura ka filluar dhe fazat për hapjen e start ap fshatit në Shkup
Është njoftuar hapja e strat up qendrës nën kompetencë të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe nën kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë. Procesi i sigurimit të fondeve për projektin përmes Ambasadës Zvicerane është duke u zhvilluar, të cilët do të ishin bashkë-partnerë dhe bashkëthemelues të projektit.
- Treguesi 2. Janë alokuar fonde për investime në parkun e shkencës dhe teknologjisë për vitin 2021
Nga propozim - buxheti nuk mund të merren informacione nëse janë alokuar fonde për këtë masë dhe në çfarë shume. Asnjë përgjigje nuk është marrë në KIKP të dërguar.
- Treguesi 1. Procedura ka filluar dhe fazat për hapjen e start ap fshatit në Shkup
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Rritja e pagës minimale deri në fund të mandatit në shumën prej 20 deri në 40% dhe Rritja e pagës mesatare deri në fund të mandatit nga 20 në 30%, në varësi të gjatësisë dhe ndikimit të epidemisë mbi ekonominë botërore dhe ekonominë e brendshme
Mobilizuesi: Gjorgji Ristov- Treguesi 1.% rritje e pagës minimale
Rritja e pagës minimale në periudhën tetor 2020 krahasuar me prillin është 21% (shuma prej 17.943 denarë e pagës minimale në prill). Stagnim në periudhën nëntor-dhjetor.
- Treguesi 2.% rritje e pagës mesatare në total dhe sipas sektorëve
Krahasuar me të dhënat nga gushti i vitit 2020, në periudhën tetor-dhjetor nuk ka rritje të pagës mujore. Ka njoftim për rritjen e pagës së punëtorëve shëndetësorë.
- Treguesi 1.% rritje e pagës minimale
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Ulje nga 18 në 5% për shërbimet artizanale mbështetje të nevojave ekonomike të Maqedonisë. Qeveria do të vazhdojë me projektin e suksesshëm "TVSH-ja ime" dhe do të rrisë kufirin për individ në 2300 denarë për tremujor dhe 9200 denarë në vit, përkatësisht në 36800 denarë për një familje mesatare prej katër anëtarë.
Mobilizuesi: Vasko Vasilev- Treguesi 1. Shkalla e TVSH-së për shërbimet artizanale
Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë përfshin ulje të TVSH-së për shërbimet artizanale nga 18% në 5%. Realizimi do të fillojë nga 1.1.2021.
- Treguesi 2.Kufiri i kthimit të TVSH-së për individ për tremujor dhe në nivel vjetor
Fundjava pa TVSH si masë e pakos së katërt të masave të Qeverisë realizuar në nëntor 2020.
- Treguesi 3.Shuma maksimale mesatare për kthimin e TVSH-së për familje katër anëtarëshe
Nuk ka të dhëna për këtë tregues
- Treguesi 1. Shkalla e TVSH-së për shërbimet artizanale