Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Vazhdimi i subvencionimit të kontributeve për kompanitë që do rrisin pagat e punonjësve të tyre nga 600 në 6000 denarë.
Mobilizuesi: Ajdogan Demiri- Treguesi 1. Vlera e buxhetit për këtë masë në vitin 2021
Të dhënat për këtë tregues janë marrë në tremujorin paraardhës dhe nuk ka ndryshime. Buxheti për masën për vitin 2021 është 2.401.000.000.00.
- Treguesi 2. Numri i aplikimeve për shfrytëzimin e subvencioneve për sigurim të detyrueshëm social për DAP
Nuk ka informacione.
- Treguesi 3. Numri i punëdhënësve që përdorin këtë masë
Për muajin tetor numri i punëdhënësve që kanë shfrytëzuar subvencione është 23 148.
- Treguesi 1. Vlera e buxhetit për këtë masë në vitin 2021
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Shumën e investimeve të huaja e planifikojmë në një nivel prej të paktën një miliard euro për 4 vjet, me fokus në ato të bazuara në inovacion, shkallë të lartë të finalizimit tëprodukteve dhe shërbimeve dhe qëndrueshmëria e biznesit.
Mobilizuesi: Filip Ivanovski- Treguesi 1. Shuma e mjeteve të tërhequra
Shuma totale e IHD-ve në tremujorin e katërt, tremujori i tretë 2021) është 38.55 milionë euro. Shuma më e lartë në aktivitetin e pashpërndarë - riinvestimi i fitimit 26,18 milionë euro, dhe më i ulëti në aktivitetin prodhues - 40,56 milionë euro. Sa i përket llojit të investimeve, IHD-të në kategorinë “Riinvestimet e kapitalit dhe fitimit” kanë pasur rritje pozitive prej 74.6 milionë euro, ndërsa IHD-të në kategorinë “Instrumentet totale të borxhit” kanë arritur në -36,05 milionë euro. Në vitin e parë të mandatit (shtator 2020 - përfshirë gushtin 2021) në Maqedoni kanë hyrë gjithsej 311,29 milion euro, që do të thotë për të plotësuar premtimin e vet, Qeveria do të duhet të tërheqë pothuajse 700 milion euro në pjesën tjetër të mandatit. Për rikujtim, premtimi qeveritar në programin e vet është të paktën 1 miliardë IHD tërheqëse për 4 vjet.
- Treguesi 2. Numri i granteve
Në periudhën nga 01.09.2020 deri më 31.08.2021 në regjistrin tregtar të RMV-së janë regjistruar gjithsej 658 persona juridikë të themeluar nga persona fizikë dhe juridikë të huaj me pjesëmarrje 100% në kapitalin e huaj.
- Treguesi 3. Fushëveprimi dhe rrjedha e procesit të miratimit të një propozim - ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Investimet Strategjike në RMV
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Investime Strategjike janë në fazën e harmonizimit ligjor, pas vërejtjeve të marra nga Sekretariati për Legjislacion, duke përfshirë bordet korrespondente të përgatitura për këtë ndryshim, duke qenë se ky amendament transpozon Rregulloren 347/2013. Pas miratimit të tekstit nga Sekretariati për Legjislacion, Ministria do ta dorëzojë tekstin për miratim në Qeveri. Hapi i fundit është miratimi i tij në Kuvend. Në këtë moment nuk mund të përcaktojmë një afat të saktë se kur do të miratohet për faktin se në proces janë të përfshira edhe institucionet e tjera shtetërore.
- Treguesi 1. Shuma e mjeteve të tërhequra
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Arsyetimi: Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese kanë për qëllim përcaktimin e distancës së ambienteve të biznesit ku organizohen lojërat e fatit (makinat e fatit, bastoret, kazinotë) jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe 36 objekte fetare. Përveç kësaj, Propozim – ligji do të forcojë dispozitat që i referohen organizatorëve të lojërave të fatit nga aspekti i shumës së tarifave dhe mënyrën e llogaritjes së tyre dhe përcaktimin.
Mobilizuesi: Nderim Pollozhani- Treguesi 1. Fushëveprimi dhe rrjedha e procedurës për miratimin e Propozim - ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit edhe lojërat argëtuese
Nuk ka të gjetura të reja në këtë tremujor në lidhje me miratimin e ndryshimeve Ligjore.Ligji është në procedurë në Kuvend.
- Treguesi 2. Numri i objekteve që kanë zbatuar dispozitat e reja të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese (do të monitorohet në nivel lokal në komunën e Strugës nëse objektet veprojnë në përputhje me kërkesat e ligjit)
Nuk ka informacion. Ende nuk është miratuar ligji.
- Treguesi 3. Numri i procedurave të filluara nga shërbimet e inspektimit (a veprojnë inspektorët për shkak të moszbatimit të ligjit)
Nuk ka informacion. Ende nuk janë miratuar ndryshimet ligjore.
- Treguesi 1. Fushëveprimi dhe rrjedha e procedurës për miratimin e Propozim - ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit edhe lojërat argëtuese
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Miratimi i propozim – plani operacional për programet dhe masat aktive për punësimin dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2021.
Mobilizuesi: Ivan Durgutov- Treguesi 1. Numri i masave në planin operacional për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin
Janë përkufizuar 8 kapituj të masave - mbështetje për vetë punësim; mbështetje për krijimin e vendeve të punës; trajnime; trajnime për zhvillimin e njohurive digjitale; praktikë; program për punë; ekonomia e kujdesit dhe zbatimi i shtesës për të rinjtë.
- Treguesi 2. Shuma e fondeve të destinuara për masat në planin në denarë
Shuma e përcaktuar e mjeteve për 4 masat, është si vijon: Për vetëpunësim - deri në 307.500 denarë ose deri në 615,00 denarë (e dyta është për person juridik të themeluar nga dy ortakë); Për subvencionimin e pagave - 19.000 denarë në muaj si subvencionim i pagës për person të punësuar për 3, 6 ose 12 muaj; Për punësim dhe rritje të personave juridikë - mbështetje për punësim të ri deri në 460.000 denarë / 768.750 denarë / 1.000.000 denarë; Për punësimin e një personi me aftësi të kufizuara - 20 paga mesatare. Për 4 masat e tjera për trajnim shuma varet nga lloji i trajnimit. Trajnime të vazhdueshme në aftësitë digjitale, praktikë, program për punë dhe ekonominë e kujdesit.
- Treguesi 3. Numri i aplikimeve të paraqitura për secilën nga masat
Gjithsej 12654 aplikime, si vijon: Sipërmarrje, grant - 3695; Sipërmarrje, kredidhënie - 484; Subvencione për vende të reja pune - 270; Subvencionimi i pagave - 2343; Subvencione, kredidhënie për persona juridikë - 270; Trajnim për punëdhënës të njohur - 324; Trajnim për profesionet e kërkuara - 1183; Trajnim i avancuar për IT aftësi - 761; Trajnim, praktikë- 1716; Punë - 1608
- Treguesi 4. Numri i përfituesve të masave për punësim dhe vetëpunësim
Numri i përgjithshëm i përfituesve 6331, si vijon: Sipërmarrje, grant - 613; Sipërmarrje, kredidhënie - 470; Subvencione për vende të reja pune- 243; Subvencionimi i pagave - 1773; Subvencione, kredidhënie për persona juridikë - 235; Trajnim për një punëdhënës të njohur - 190; Trajnim për profesionet e kërkuara- 355; Trajnim i avancuar për TI aftësi - 203; Trajnim, praktikë - 1022; Punësim - 1227
- Treguesi 1. Numri i masave në planin operacional për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin