Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:1): Do të rrisim përqindjen e zonave të mbrojtura përmes valorizimit të zonave të mbrojtura dhe rivlerësimit të zonave të mbrojtura (Mali Shar, Malet e Osogovës, Çengino Kale, Liqeni i Ohrit, Studençishko Blato, Vodno, Canioni Matka, etj.). Plani i Qeverisë është që të zhvillojë Malin Shar si park kombëtar. Identifikimi i zonave të propozuara brenda procesit të krijimit të Rrjetit Koherent Evropian Ekologjik Natura 2000 do të vazhdojë. 2) Iniciativa zbatohet në përputhje me Ligjin për natyrën. Me miratimin e Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Shar zonë të mbrojtur në kategorinë e parkut kombëtar, kategorinë e mbrojtjes për zonën e mbrojtur, veçoritë gjeografike dhe veçoritë e tjera themelore, paraqitje hartografike me kufijtë e zonës së mbrojtur, llojet e zonave do të përcaktohen në zonat e mbrojtura dhe kufitë e zonave, regjimi i mbrojtjes, subjekti që do të menaxhojë dhe çështje të tjera të përcaktuara me aktin e shpalljes. (Propozim -ligj për shpalljen e një pjese të Malit Sharr zonë të mbrojtur – 2021)
Mobilizuesi: Ardonit Ismaili- Treguesi 1.Përfshirja dhe rrjedha e procesit të vendosjes së Malit Sharrit në mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit.
Diskutim i realizuar dhe vizitë në terren me temën ekoturizmi në rajonin e Malit Sharr. Është dhënë miratimi për ndërtimin e rrugës rajonale Tetovë - Prizren. Aktivitetet për promovimin e Parkut Nacional Mali Sharr zhvillohen rregullisht.
- Treguesi 2.Përfshirja dhe lloji i politikave të përgatitura ekologjike dhe aktiviteteve të tjera nga komunat që i përkasin zonës së Malit Sharr.
Plan për menaxhimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr i cili do të përfshijë politikat komunale,që është në fazën përfundimtare.
- Treguesi 3.Dokumentet dhe procedurat e miratuara që rregullojnë rolin e komunave bazuar në ligjin për Malin Sharr si park kombëtar.
Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, i cili do të përfshijë rolet dhe përgjegjësitë e komunave, është në fazën përfundimtare.
- Treguesi 1.Përfshirja dhe rrjedha e procesit të vendosjes së Malit Sharrit në mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit.