Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:"Hapja e 6 vendkalimeve të reja kufitare me fqinjët: Strezimir-Restelica (me Kosovën), Majden-Promahi dhe Markova Noga (me Greqinë), Klepalo (me Bullgarinë), Lojane-Miratovc dhe Golesh-Bosiligrad (me Serbinë), dhe Xhepiçishtë- Trebishte (me Shqipërinë).Fillimi i iniciativës për Qendër Rajonale të Dialogut - Forumi i Prespës. Forumi rajonal për fqinjësi të mirë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe një forum nga i cili do të dalin iniciativa të reja për bashkëpunimin rajonal. Në kuadër të forumit është planifikuar të mbështetet proceset e krijimit të zyrave për bashkëpunim rinor MK-GR, si dhe të gjitha aktivitetet dhe projektet e zyrave që do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave dhe lidhjen e të rinjve nga të dy vendet.Fokusi i monitorimit do të jetë në 1) procesin e hapjes së vendkalimit kufitar me Republikën e Greqisë - Markova Noga dhe 2) ndërtimin e Qendrës Rajonale për Dialog - Forumi i Prespës "
Mobilizuesi: Ana Klesova- Treguesi 1. Aktivitete të realizuara që duhet të çojnë në hapjen e pikës kufitare Markova Noga në kufirin me Republikën e Greqisë
Në tremujorin janar-mars 2021 nuk ka aktivitete të ndërmarra konkrete për hapjen e kalimit Këmba e Markut.
- Treguesi 2. Aktivitete të realizuara për ndërtimin e Qendrës Rajonale për dialog - Forumi i Prespës
Në tremujorin janar-mars 2021 u morën informata për aktivitete të filluara në kuadër të Iniciativës Prespa forum për përgatitjen e forumit, si dhe për bashkëpunimin me organizatat civile. Zyra të hapura rinore rajonale në Krushevë dhe Vallandovë.
- Treguesi 1. Aktivitete të realizuara që duhet të çojnë në hapjen e pikës kufitare Markova Noga në kufirin me Republikën e Greqisë
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Qeveria do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të prezantojë parimin e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zgjedhja e drejtpërdrejtë do të nënkuptojë lidhje më të madhe të të zgjedhurve me bashkëqytetarët e tyre, në vend të një lidhje të fortë dhe varësie vetëm nga partitë politike
Mobilizuesi: Masar Zhaku- Treguesi 1. Propozime specifike për ndryshime në Kodin Zgjedhor
U formua edhe grup pune aktiv për ndryshime të Kodit Zgjedhor. Në procedurë është përpunimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në lidhje me financimin e partive politike, reklamimin mediatik, votimin elektronik, votimin e personave me aftësi të kufizuara etj.
- Treguesi 2. Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor në Kuvend
Nuk janë parashtruar amendamente për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
- Treguesi 1. Propozime specifike për ndryshime në Kodin Zgjedhor
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Për një vit, pothuajse do të përgjysmojmë numrin e inspektorateve dhe do të dyfishojmë numrin e inspektorëve të mjedisit jetësor dhe tregut.
Mobilizuesi: Lejla Kadrieska- Treguesi 1. Numri i inspektorateve në RMV
Nuk ka inspektorate të anuluara në periudhën janar-mars 2021.
- Treguesi 2. Numri i të punësuarve në inspektoratin për mjedisin dhe inspektimin e tregut
Numri i administratorëve në Inspektoratin e mjedisit jetësor është rritur për 3 administratorë. Tendenca sipas masës që ndiqet duhet të jetë rritja e numrit të inspektorëve, e jo administratorëve.
- Treguesi 3. Numri i të inspektorëve të punësuar në inspektoratin për mjedisin dhe inspektimin e tregut
Në tre mujorin janar-mars 2021 numri i inspektorëve të punësuar në Inspektoratin e mjedisit jetësor u rrit për një inspektor. Korrigjimi i numrit të të punësuarve në ISHT në 174 sipas përgjigjes së kërkesës zyrtare.
- Treguesi 1. Numri i inspektorateve në RMV