Subjekti i monitorimit
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Vazhdimi i subvencionimit të kontributeve për kompanitë që do rrisin pagat e punonjësve të tyre nga 600 në 6000 denarë
Mobilizuesi: Ajdogan Demiri- Treguesi 1.Vlera e buxhetit për këtë masë në vitin 2021
Nuk ka informacione
- Treguesi 2. Numri i aplikimeve për shfrytëzimin e subvencioneve për sigurim të detyrueshëm social për DAP
Nuk ka informacione
- Treguesi 3. Numri i punëdhënësve që përdorin këtë masë
21 613 për muajiin maj 2021.
- Treguesi 1.Vlera e buxhetit për këtë masë në vitin 2021
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Shumën e investimeve të huaja e planifikojmë në një nivel prej të paktën një miliard euro për 4 vjet, me fokus në ato të bazuara në inovacion, shkallë të lartë të finalizimit të produkteve dhe shërbimeve dhe qëndrueshmëria e biznesit.
Mobilizuesi: Filip Ivanovski- Treguesi 1.Shuma e mjeteve të tërhequra
Shuma e përgjithshme e IHD -ve për tremujorin e dytë të vitit 2021 është 25.66 milionë euro.
- Treguesi 2.Numri i granteve
Nuk ka informacione për numrin e IHD-ve
- Treguesi 3.Fushëveprimi dhe rrjedha e procesit të miratimit të një propozim - ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Investimet Strategjike në RMV
Propozim - ligji për investimet strategjike është vënë në këqyrje. Seancë publike është caktuar për 7 prill, por nuk ka informacione kthyese për epilogun e seancës.
- Treguesi 1.Shuma e mjeteve të tërhequra
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Arsyetimi: Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese kanë për qëllim përcaktimin e distancës së ambienteve të biznesit ku organizohen lojërat e fatit (makinat e fatit, bastoret, kazinotë) jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme , institucionet e arsimit të lartë dhe 36 objekte fetare. Përveç kësaj, Propozim - ligji do të forcojë dispozitat që i referohen organizatorëve të lojërave të fatit nga aspekti i shumës së tarifave dhe mënyrën e llogaritjes së tyre dhe përcaktimin.
Mobilizuesi: Nderim Pollozhani- Treguesi 1.Fushëveprimi dhe rrjedha e procedurës për miratimin e Propozim - ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit edhe lojërat argëtuese
Projektligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese u vendos në ENER për komente. Pikëpamjet e biznesmenëve që preken drejtpërdrejt nga ky ligj janë të njohura dhe nuk pajtohen me ndryshimet e propozuara, ndërsa nuk ka informacion mbi pikëpamjet e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.
- Treguesi 2. Numri i objekteve që kanë zbatuar dispozitat e reja të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese (do të monitorohet në nivel lokal në komunën e Strugës nëse objektet veprojnë në përputhje me kërkesat e ligjit)
Nuk ka informacion. Ende nuk janë miratuar ndryshimet e propozuara.
- Treguesi 3. Numri i procedurave të filluara nga shërbimet e inspektimit (a veprojnë inspektorët për shkak të moszbatimit të ligjit)
Nuk ka informacion. Ende nuk janë miratuar ndryshimet e propozuara.
- Treguesi 1.Fushëveprimi dhe rrjedha e procedurës për miratimin e Propozim - ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit edhe lojërat argëtuese
-
Ekstrakt nga programi i Qeverisë:Miratimi i propozim - plani operacional për programet dhe masat aktive për punësimin dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2021.
Mobilizuesi: Ivan Durgutov- Treguesi 1. Numri i masave në planin operacional për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin
Përcaktohen 8 grupe kryesore masash - mbështetje për vetëpunësim; mbështetje për krijimin e vendeve të punës; trajnim; trajnime për zhvillimin e aftësive digjitale; praktikë; program punësimi; ekonomia e kujdesit dhe pagesa e ndihmës për të rinjtë.
- Treguesi 2. Shuma e fondeve të destinuara për masat në planin në denarë
Shumat e përcaktuara të fondeve për 4 masat, si më poshtë: Për vetëpunësim - deri në 307.500 denarë ose deri në 615.00 denarë (kjo e fundit është për një person juridik të themeluar nga dy ortakë); Për subvencion pagash - 19,000 denarë në muaj si subvencion i pagës për një punonjës për 3, 6 ose 12 muaj; Për punësimin dhe rritjen e personave juridikë - mbështetje për punësim të ri deri në 460,000 denarë / 768,750 denarë / 1,000,000 denarë; Për punësimin e një personi me aftësi të kufizuara - 20 paga mesatare. Për 4 masat e tjera të trajnimit shuma varet nga lloji i trajnimit. Trajnim i vazhdueshëm në aftësitë digjitale, praktikë, program për punësim dhe ekonominë e kujdesit.
- Treguesi 3. Numri i aplikimeve të paraqitura për secilën nga masat
Janë publikuar thirrje për aplikim në lidhje me masat
- Treguesi 4. Numri i përfituesve të masave për punësim dhe vetëpunësim
Nuk ka informacion
- Treguesi 1. Numri i masave në planin operacional për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin