Një nga angazhimet e Marrëveshjes së Prespës është thellimi i bashkëpunimit në nivelin diplomatik dhe midis bashkëpunimit ndërkufitar të banorëve të vendbanimeve pranë vendkalimeve. Programi i Qeverisë adreson këtë angazhim duke rihapur pikën kufitare ,,Markova Noga-Lemos” dhe duke hapur Qendrat Rajonale për Bashkëpunim dhe Dialog. Përmes një seri aktivitetesh, mobilizatorja jonë e komunitetit Ana Klesova do të mobilizojë të rinjtë nga rajoni kufitar dhe komunat e Strumicës, Vallandovës dhe Gjevgjelisë për të hapur një diskutim dhe për të folur mbi interesat e përbashkëta dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe të identifikojë mënyrat e mundshme të bashkëpunimi kufitar.
Dy diskutimet e para u mbajtën me qytetarët e Gjevgjelisë dhe Strumicës. Ana ndau informacion në lidhje me masën për hapjen e 6 vendkalimeve të reja kufitare me fqinjët, më saktësisht hapjen e pikës kufitare me Republikën e Greqisë – Markova Noga dhe ndërtimin e Qendrës Rajonale për Dialog – Forumi i Prespës.
Pjesëmarrësit treguan interes dhe hapën shumë pyetje, duke pasur parasysh se bashkëpunimi midis fqinjëve dhe mirëkuptimi i ndërsjellë është i rëndësishëm për ta, veçanërisht për të rinjtë. Shumë mundësi hapen përmes bashkëpunimeve, iniciativave, projekteve dhe aktiviteteve të tilla për të kapërcyer sfidat e përbashkëta.
Na ndiqni më tej dhe bashkohuni me Ana Klesova nëse doni të dini më shumë dhe të jeni pjesë e monitorimit të kësaj mase dhe premtimit të bërë nga Qeveria e Maqedonisë Veriore.