Sa janë të informuar të rinjtë mbi projektin ,,Fshati Start-up''

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

A keni dëgjuar për projektin e Qeverisë për transformimin e kompleksit “Fshati Maqedonas” në “Start Up fshat”?

Ideja prapa këtij projekti është që të ofrojë mundësi që shumë të rinj nga vendi dhe jashtë vendit të fillojnë një biznes pa paguar tatim. I gjithë projekti është pjesë e qëllimit më të madh të Qeverisë, që vendi të transferohet në një përshpejtues rajonal për start up, gjegjësisht një qendër për zhvillimin e bizneseve të reja për sipërmarrësit e rinj, me potencial për rritje të shpejtë.

Mobilizatori ynë i komunitetit, përmes iniciativës së tij do të monitorojë procesin e zbatimit të projektit dhe gjithashtu do të informojë publikun me idenë dhe rëndësinë e projektit.

Përmbushja dhe përparimi i këtij projekti do të jetë nën vëzhgimin e mobilizatorit tonë të komunitetit Dime Micevski.

Bashkangjitur janë rezultatet e sondazhit në internet të kryer në periudhën dhjetor – janar, me një total prej 107 të rinjsh të anketuar deri në 29 vjet. Qëllimi i sondazhit është të shohim se sa të rinjtë janë të informuar mbi premtimet e Qeverisë në lidhje me këtë projekt.

48% e të anketuarve NUK e dinë që projekti ekziston, ose NUK janë të vetëdijshëm për këtë iniciativë qeveritare

88%  NUK janë në dijeni të ekzistencës së programit qeveritar të përqendruar në masat ekonomike dhe mbështetjen për ndërmarrësit e rinj

67% sapo u informuan, u përgjigjën se E Pëlqejnë idenë dhe projektin në lidhje me “Fshatin Start up”

9% thanë se do të fillonin një biznes si pjesë e kësaj mundësie, ku shumica ose rreth 68% janë të dyshimtë dhe kanë shumë pyetje në lidhje me idenë e përgjithshme.

Më poshtë është infografiku origjinale i përgatitur nga Dime Micevski

 

Galeri