Jablanica po zhduket para syve tanë, nuk është koha të jemi pasivë!

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Resurset natyrore janë pasuria jonë më e madhe. Në drejtimin e rujatjes dhe mirëmbajtjes së asaj që na ka fal natyra, qytetarët duhet së bashku të kujdesen dhe ta mbrojnë.

Jablanica është mali i dytë më i madh në rajonin perëndimor të vargmaleve të Sharrit. Ndodhet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, midis luginave Ohër-Strugë dhe Dibër, në perëndim të lumit Drini i Zi dhe bregut të Liqenit të Ohrit. Mali është i pasur me ujë, dhe midis burimeve më të njohur janë burimet e Vevçanit.

Me kalimin e viteve mali është shfrytëzuar nga prerës të paligjshëm dhe ngadalë po shkatërrohet. Përveç nevojës për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët për të ruajtur burimet natyrore, institucionet kompetente duhet të forcojnë kontrollet në këtë fushë dhe në periudhën e prerjes masive të drunjve.

Dëmet nga veprimet e mafies pyjore janë të mëdha: erozioni i tokës, përmbytjet, ajri i ndotur, varfërimi i botës së egër, shkatërrimi i rrugëve të asfaltuara, prishja e sistemit ekonomik.

Mobilizatorja, Lejla Kadrieska, mobilizon komunitetin në mënyrë që të ruajë burimet dhe malin Jablanica.

Jablanica po zhduket para syve tanë, tani nuk është koha për të qenë pasivë” është motoja nën të cilën Lejla u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve. Qytetarët mund të bëjnë më shumë, të punojnë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin dhe të kërkojmë përgjegjësi më të madhe nga institucionet.

Në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë përveç fushatës publike, qytetarët kanë mundësinë të nënshkruajnë një peticion publik që kërkon kontroll të shtuar të institucioneve në trajtimin e mafies pyjore.

Peticioni është pjesë e Iniciativës inovative të mobilizatores së komunitetit Lejla Kadrieska në kuadër të projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore” të Ambasadës Zvicerane / Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga IFES dhe KRNM.

Klikoni këtu dhe nënshkruani peticionin, kontribo: Peticioni

 

Galeri