Edhe pse faza e trajnimit është finalizuar, bashkëpunimi ynë me gjeneratën e parë të Mobilizatorëve të Komunitetit dhe pjesëmarrësve të Akademisë për Politikë Publike vazhdon.
Këto ditë ata do të fillojnë me zbatimin e aktiviteteve të tyre të planifikuara nën Iniciativat e tyre inovuese.
Me këto aktivitete ata do të përpiqen të dëgjojnë, informojnë, mobilizojnë dhe të vijnë në kontakt me komunitete të ndryshme në nivel lokal.
Duke qenë zëri i tyre, pjesëmarrësit tanë do të përpiqen t’i drejtohen dhe të informojnë Qeverinë për problemet që ekzistojnë dhe premtimet e dhëna nga po ajo.
Qëndroni të akorduar dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve inovuese të pjesëmarrësve tanë.