Konferenca e përbashkët e KSHZ-së, IFES-it dhe ODIHR-së në Maqedoninë e Veriut: Votues të informuar - Strategjitë për edukim efektiv dhe informim

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje, Punëtori dhe trajnime

Në pritje të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, me sukses realizuam konferencën ndërkombëtare “Votues të Informuar: Strategji për edukim dhe ndërgjegjësim efektiv”, të bashkëorganizuar nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Programi Zviceran për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, i zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) dhe ODIHR përmes projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore në Ballkanin Perëndimor”.
Konferenca synonte të nxiste dialogun mbi aspektet kryesore të informimit dhe edukimit të votuesve, duke bashkuar të gjithë palët e interesuara relevante nga vendi, si dhe të ofronte një pasqyrë të rekomandimeve kryesore zgjedhore të ODIHR-së. Përfshimë ekspertë nga vendi, rajoni dhe Evropa të cilët ndanë perspektivat, përvojat dhe qasjet e tyre inovative.
Temat kryesore të konferencës:
– Informimi dhe edukimi i votuesve si bazë për ndërtimin e besimit
– Roli i mjeteve digjitale dhe mediave sociale në formësimin e narrativave zgjedhore
– Qasje gjithëpërfshirëse dhe komunikim i synuar me grupet më pak të përfaqësuara

Galeri