Punëtori: Modernizimi i strategjive të komunikimit përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2025

Qendrat kërkimore dhe analitike, Ngjarje, Parti Politike

Fundjavën e kaluar, në Gjevgjeli, qendra për hulumtim dhe analizës e VMRO-DPMNE-së dhe IFES-i, organizuan një punëtori dy-ditore të përqendruar në përmirësimin e strategjive të komunikimit përpara zgjedhjeve lokale në vitin 2025.

Përmes sesioneve interaktive për koordinimin e brendshëm, komunikimin e dyanshëm dhe modernizimin e fushatës, pjesëmarrësit – funksionarë të zgjedhur dhe përfaqësues të udhëheqjes së partisë – punuan në zbatimin e mjeteve dhe qasjeve inovative për përmirësimin e informacionit dhe për rritjen e angazhimit të qytetarëve, me mbështetjen e një eksperti për komunikim, i cili ndau njohuri praktike dhe përvoja ndërkombëtare.

Kjo punëtori është pjesë e mbështetjes sonë për qendrat hulumtuese-analitike të partive politike, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për hartimin e politikave të bazuara në prova.

Galeri