Punëtori me QKA të LSDM-së: Rritja e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike të punonjësve të QKA-së

Qendrat kërkimore dhe analitike, Ngjarje, Parti Politike

Qendra për hulumtime dhe analiza e LSDM dhe IFES kanë realizuar me sukses punëtorinë për përforcimin e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike së të punësuarve në Qendër, të mbajtur në datat 20-21 dhjetor të vitit 2024! Përmes diskutimeve të hapura, punës në grup dhe sesioneve të udhëhequra nga konsulenti ndërkombëtar, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar mundësitë për përforcimin e rolit të Qendrës në kuadër të partisë.

Në mesin e temave të shqyrtuara ishin analiza krahasuese e kapaciteteve hulumtuese të partive politike në BE, strategjitë për nxitjen e planit të qëndrueshëm të punës të Qendrës, si dhe transformimin e vizioneve partiake në praktika të zbatueshme në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Kjo ngjarje është pjesë e përpjekjeve dhe aktiviteteve tona për mbështetjen e qendrave hulumtuese-analitike të partive politike.

Galeri