Tryeza të rumbullakëta: Pjesëmarrja politike e grave në zgjedhjet parlamentare 2024

Analiza/Botime/Produkte, Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje, Ngjarje, Parti Politike

Në të gjithë vendin, IFES-i organizoi tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar shtrirjen dhe ndikimin e pjesëmarrjes së grave nga bashkësitë e ndryshme etnike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Gjatë ngjarjeve u ndanë analiza dhe rekomandime për përfshirje dhe përfaqësim më të madh të grave në proceset e ardhshme zgjedhore.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të Programit për mbështetje zgjedhore, i financuar nga Qeveria e Zvicrës, i implementuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES).

Gjatë tryezave të rrumbullakëta, konsulente ndërkombëtare për çështje gjinore prezantoi Raportin për pjesëmarrjen e grave nga komunitetet etnike në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitin 2024. Qëllimi i Raportit është të vlerësojë shkallën dhe ndikimin e pjesëmarrjes së grave nga komunitetet etnike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Gjithashtu, Analiza propozon masa dhe iniciativa për përfshirje më të madhe të grave me prejardhje të ndryshme etnike në mënyrë efektive në procesin zgjedhor dhe angazhimin politik.

Pjesa e dytë e aktivitetit u përdor për prezantimin e Analizës së pasqyrimit të çështjeve gjinore në programet e kandidatëve për President dhe në programet zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet parlamentare, përgatitur në kuadër të Programit për mbështetje të zgjedhjeve.

Galeri