Fundjavën e kaluar, në kuadër të Programit për mbështetjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe i zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), në bashkëpunim me qendrën hulumtuese -analitike të partisë VMRO-DPMNE, në Shtip organizuam punëtori treditore për anëtarët e forumit rinor të partisë mbi temën: Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partive për zgjedhjet e ardhme parlamentare: komunikimi i politikave publike – argumentet dhe prezantimi.
Më shumë se 30 anëtarë të partisë së Unionit të forcave të reja morën pjesëmarrje aktive në këtë trajnim, i cili i përfshiu temat në fushën e medias, komunikimit dhe politikave rinore. Diskutuam për rëndësinë e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin në politikë. I përgatitëm pjesëmarrësit për mbajtjen e fjalimeve publike, pjesëmarrjen në konferencat për shtyp si dhe në intervistat televizive. I prezantuam mënyrat e kyçjes së të rinjve në politikat publike dhe në politikë. Biseduam për mediat digjitale, për kanalet e ndryshme, qasjen dhe strategjitë e suksesshme për përdorimin efektiv të rrjeteve sociale.
https://electoralreforms.mk/sq/galery/%d1%80%d0%b0%d0%b1%d0%be%d1%82%d0%b8%d0%bb%d0%bd%d0%b8%d1%86%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%bc%d0%be%d0%b1%d0%b8%d0%bb%d0%b8%d0%b7%d0%b8%d1%80%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%b5%d0%bd/