LAG Skardus: Të rinjtë duhet të jenë aktivë dhe të zëshëm ndaj institucioneve

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Tri problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e komunës së Jegunocës janë infrastruktura (29,0%), kushtet për biznes dhe punësim (18,0%) dhe ndriçimi në komunë (17,7%). Tre problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë janë papunësia (33,7%), institucionet e mbyllura dhe jotransparente (25,7%) dhe mungesa e aftësive dhe njohurive të nevojshme për tregun e punës (22,7%). Këtë e kanë treguar rezultatet e hulumtimit të Grupit lokal të veprimit LAG Skardus nga fshati Jegunovcë, të cilat janë prezantuar në 20 janar të këtij viti në një ngjarje të veçantë publike të mbajtur në hapësirat e komunës.

Gjithsej 20 pjesëmarrës nga vendbanimet Jegunocë, Siriçinë, Podbregje, Jançishtë, Zhilcë, Kopancë, Raotincë, Tudencë, Preljubishtë, Jazhincë, Shemshovë, Tearcë dhe Tetovë diskutuan për perceptimet e të anketuarve dhe qëndrimet dhe përvojat personale lidhur me punën e pushtetit lokal. “Komuna e Jegunocës dhe unë si kryetar e mirëpresim iniciativën inovative”, tha në fjalën e tij kryetari Dimitar Kostadinoski dhe shtoi se janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe do të iniciojnë dhe inkurajojnë iniciativa të përbashkëta me sektorin civil dhe qytetarët e komunës.

Një pjesë e hulumtimit i referohet kënaqësisë nga viti i parë i funksionimit të pushtetit lokal dhe shkallës së realizimit të programit të kryetarit të komunës. Duke qenë se projekti i LAG Skardus ka të bëjë me hapjen e një mini zone industriale në Podbregje, që është një nga premtimet e kryetarit të komunës, qytetarët janë pyetur nëse kanë dijeni për këtë. Pak më shumë se një e treta (36,7%) thanë se kishin dëgjuar për premtimin, prej tyre, pothuajse gjysma (49,1%) nuk kishin informacion për statusin e premtimit. Gjithashtu, në fokus të hulumtimit ishin edhe qëndrimet e qytetarëve se si hapja e një mini zone industriale do të ndikonte në punësimin e të rinjve.

“Ne si të rinj kemi një shans dhe obligim që të aktivizohemi dhe të jemi shembull pozitiv për të gjitha ndryshimet që ndodhin në komunitetin lokal, të gjitha problemet duhet të ngrihen nga ne të rinjtë dhe të jemi aktiv dhe të zëshëm ndaj institucioneve”, tha Karolina Maksimovska, studente. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se rreth një e treta e të rinjve ishin të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet lokale dhe arsyeja e mosaktivitetit të tyre është mosbesimi se ata mund të ndikojnë në vendimet e marra nga pushteti lokal.

Hulumtimi është realizuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 në një mostër prej 300 të anketuarve nga komuna e Jegunocës dhe duhet t’i tregojë pushtetit lokal se cilat janë qëndrimet e qytetarëve për punën e tyre.
Realizimi i këtij trajnimi është mundësuar nga projekti ” Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës i cili realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Galeri