KONFEENCË E TË DIPLOMUARVE (ALUMNI): Fuqizimi i angazhimit të komunitet dhe të lidershipit politik

Iniciativa inovative - parti politike, Rinia e partive politike, Ngjarje

Me gëzim dhe kënaqësi po shpallim  mbarimin e suksesshëm të Konferencës Alumni, të cilën e organizoi Akademia për politika publike (APP). Kjo ngjarje e sotme që u mbajt në Shkup mblodhi rreth vetes folës të shquar, udhëheqës me ndikim, si dhe alumni të përkushtuar për nxitjen e diskutimeve të angazhimit në komunitet, lidershipit politik dhe sundimit të ligjit.

Konferenca filloi me fjalimet përuruese dhe të thukëta të mysafirëve të shquar: Xhevahire Pruthi Zajazi nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Joana Kosma nga IFES-i dhe Gordan Georgiev nga Forumi për politika të arsyeshme. Fjalët e tyre jehuan në mesin e pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e politikëbërjes, përfshirjen aktive qytetare dhe gatishmërinë për vlerat demokratike.

Fjalën kryesore e mori Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatëse e shquar e Gjykatës Supreme dhe ish-gjykatëse e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ligjërata e saj për sundimin e ligjit ngjalli diskutime tërheqëse në mesin e pjesëmarrësve, duke pasqyruar rëndësinë e tij në formësimin e shoqërisë të së drejtës.

Në një sesion tjetër u paraqitën mendime për hulumtimin e iniciativave qytetare dhe për çështjen e lobimit të politikanëve rreth angazhimit në komunitet. Udhëheqësit e dalluar të iniciativave të suksesshme vendore, duke përfshirë Jovana Tozijën nga iniciativa “Na toçak”, Nikolla Pisarevin nga aksionet e ndryshme guerile të artit urban dhe Merita Maksutin nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”, ndanë përvojat, sfidat dhe propozimet e tyre për përfshirjen e komunitetit në të ardhmen.

Paneli i diskutimit i “10 vjet më pas: atëbotë kur ishim të rinj…” u zhyt në realitetet e jetës politike dhe të bashkëpunimit ndërmjet palëve në Këshillat e komunave. Goran Gerasmiovski dhe Ridvan Ibrahimi, kryetarët e nderuar të komunave Qendër dhe Haraçinë,  ofruan të dhëna të thukëta dhe të dobishme për sfidat vendore dhe për hendekun në mes të idealeve dhe realitetit.

 

Në sesionin e przatimeve, nëntë të diplomuar patën mundësi që t’i prezantojnë propozimet e tyre lidhur me angazhimin në komunitet para një jurie të shquar, duke përfshirë dy kryetarët e komunave dhe përfaqësuesen e IFES-it, Afërdita Haxhijaha Imeri. Juria bëri vlerësimin e prezantimeve, ofroi propozime dhe i vlerësoi me pikë, duke i inkurajuar tutje pjesëmarrësit në orvatjet e tyre fisnike.

Konferenca u përmbyll me ndarjen e certifikatave пчр të gjithë të diplomuarит е gjeneratës së tretë të Akademisë për politika publike.

Për t’i dhënë gjithë kësaj një nuancë argëtuese, u organizua një Bingo/trivia kuiz, njëlloj aktivitet shoqërimi, duke siguruar një atmosferë gjallëruese dhe tërheqëse për të gjithë pjesëmarrësit.

Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë folësit, panelistët, pjesëmarrësit nga të gjitha tre gjeneratat e APP-së dhe organizatorët të cilët mundësuan kjo Konferencë Alumni të arrijë sukses të jashtëzakonshëm.

Së bashku përkushtohemi në fuqizimin e angazhimit në komunitet, nxitjen e lidershipit politik dhe krijimin e së ardhmes së ndritur për shoqërinë tonë.

Akademia për politika publike është një aktivitet i projektit Mbështetje të reformave zgjedhore që financohet nga Qeveria e Zvicrës, dhe që zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES).

 

Galeri