Tryezë diskutimi: Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje

Nga 28 – 30 mars, tre tryeza të rrumbullakëta u mbajtën në Shkup, Kumanovë dhe Gostivar në temën e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore. Këto ngjarje u parashikuan për të përfshirë palët e interesuara në një eksplorim të mundësive dhe opsioneve për arritjen e një përfaqësimi më të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore, me qëllim të kontributit jo vetëm drejtë zgjidhjeve më të mira legjislative dhe politike për personat me aftësi të kufizuara, por edhe drejtë një shoqërie më të mirë për të gjithë.

Për këto qëllime, në tryezën e rrumbullakët u paraqitën mendime nga kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski dhe Ditmire Shehu, lidhur me përpjekjet e fundit dhe të vazhdueshme të KSHZ-së. Duke u nisur nga njohuritë për etikën dhe integritetin e procesit zgjedhor në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, Margarita Caca Nikollovska, kryetare e Institutit për të drejtat e njeriut, dha një pasqyrë mbi rekomandimet për sigurimin e një procesi zgjedhor demokratik që i plotëson këto kritere. Në të njëjtën kohë, Blagica Dimitrovska, kryetare e Shoqatës për promovimin dhe zhvillimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse Inkluziva, tërhoqi vëmendjen për rolin e kaluar dhe të tanishëm të sektorit të shoqërisë civile në arritjen e rezultateve reale në avancimin e perspektivave politike dhe zgjedhore për personat me aftësi të kufizuara.

Ngjarjet siguruan një terren pjellor për diskutim produktiv dhe shkëmbim të njohurive me pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishin anëtarë të Kuvendit dhe Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, përfaqësues të Ministrisë së drejtësisë, Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës, Avokatit të popullit, Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, anëtarë të Këshillave komunalë të Kumanovës dhe Gostivarit, përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Vizitoni galerinë tonë për më shumë informacione për këtë ngjarje.

Diskutimet e tryezës së rrumbullakët janë pjesë e projektit Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut të Qeverisë së Zvicrës, të realizuar nga IFES.

Galeri