Vebinari i katërt me Akademin e politikave publike
Përmasa e germave
Vebinari i katërt dhe i fundit i Modulit të dytë me Akademinë e politikave publike u mbajt në 17 qershor.
Pjesa e rikujtimit të asaj se çka ka ndodhur në vebinarin e kaluar është kthyer tanimë në një rutinë të cilën mundohemi ta zbatojmë në çdo takim siç ndodhi edhe këtë takim. Diskutuam rreth asaj se duhet të krijohet një dokument i shkurtër për politika në programin e partive politike, ku më pas kaluam tek tema e këtij takimi e cila ishte : ”Lobimi për integrimin e dokumenteve të shkrutra të politikave në programet e partive politike”.
Diskutuam se ku duhet të qëndrojnë dokumentet e shkurtra për politika në programet e partive politike, si mund të përfshihen forumet rinore në këtë proces, dhe për çfarë arsye i krijojmë ato.
Me ndihmën e përdorimit të organogrameve, secili pjesëmarrës u mundua ta definoj apo përshkruaj strukturën e partisë politike të cilës i përket dhe funksionin e çdo organi.
Në fund u munduam të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të të gjithë modulit dhe përshkrimit të përvojës tonë përmes këtij procesi në internet.