Gjithsej 19 përfaqësues të 14 organizatave të shoqërisë civile nga Dellçeva ishin pjesë e trajnimit “Ligji për qasje të lirë në informata të karakterit publik” i cili u mbajt më 23 dhjetor 2022 në ambientet e KHAM Dellçevë. Me aftësitë e fituara në trajnim, kapacitetet e organizatave përforcohen në përdorimin e këtij mjeti, i cili mund t’u sigurojë atyre më shumë informacione të rëndësishme për punët e tyre. Ai gjithashtu u siguron atyre që në mënyrë të argumentuar të përfaqësojnë në interes të grupeve të tyre të synuara.
Premtimi kryesor për organizatat e shoqërisë civile në periudhën parazgjedhore ishte krijimi i një strategjie për bashkëpunim me OSHC-të për periudhën e viteve 2022-2025. Gjithashtu, pushteti lokal ka premtuar se do të rrisë vazhdimisht mjetet e dedikuara që do të ndahen në mënyrë transparente për të mbështetur organizatat. Kjo edhe për shkak të reagimeve të pjesëmarrësve të trajnimit se prej dy vitesh nuk është shpallur asnjë thirrje për financim të organizatave të shoqërisë civile, e nga ana tjetër herë pas here ndahen mjete për disa organizata përmes këshillit komunal.
Para këtij trajnimi, pjesëmarrësit nuk ishin në dijeni të mundësive që ofron qasja në informacione të karakterit publik. E habitur nga kjo informatë, Persa Stojanova nga shoqata “Pijaneçki glas” pyeti “Pra, javën e ardhshme mund t’i bëj një pyetje komunës, sa mjete janë ndarë dhe për cilat organizata qytetare në periudhën nga janari deri në fund të nëntorit të vitit 2022?”. Mendime të ngjashme kishte edhe aktivisti Haris Jasharov. “Pra kam të drejtë të kërkoj kopje të faturave për sanimin e rrugës sime?”.
Të gjithë ranë dakord se ky mjet është i dobishëm si për organizatat ashtu edhe për qytetarët. Ata kanë konstatuar se është e nevojshme të bëhet presion mbi komunën për t’i përmbushur premtimet që ka dhënë. KHAM Dellçevë dhe pjesëmarrësit u pajtuan që dy trajnimet e ardhshme “Monitorimi i buxhetit” dhe “Financat e hapura” të mbahen menjëherë pas pushimeve.