Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative “E dua Butelin”, që duhet të ndërtohet në Butel 1, në rr. Ho Shi Min. Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar është investuar shumë pak në ndërtimin e këndeve për lojëra, hapësirave të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqeve etj. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit u parashikua ndërtimi i më shumë këndeve për lojëra, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Në kohën kur qyteti i Shkupit është shumë shpesh në listat e qyteteve më të ndotura në botë, një nga mënyrat për ta parandaluar atë ndotje është zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në media, krijimit të banderolave për facebook dhe instagram, përpunimit të videove dhe shpërndarjes së fletushkave informative.