Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor për vendosjen e ashensorëve për fëmijët me nevoja të veçanta në ShFK Aleksandar Makedonski dhe ShFK Goce Dellçev me qëllim të përmirësimit të kushteve për lëvizje të personave me aftësi të kufizuara fizike në të gjitha pjesët e këtyre shkollave. Kjo do të mundësojë përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara fizike në institucionet arsimore. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: prezantimit publik në komunën e Aerodromit, promovimit përmes rrjeteve sociale dhe reklamave me pagesë, njoftimeve me pagesë në ueb portalet.