Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i dhënë gjatë Zgjedhjeve lokale 2021 dhe 2022: Negotina, qytet i gjelbër dhe i pastër. Programi “Garantoj” i kryetarit të komunës, përmban premtimin zgjedhor për ndërtimin e një parku urban të ri modern dhe bashkëkohor në QRS Mladost, i cili do të ofrojë gjelbërim, përmbajtje sportive dhe rekreative për qytetarët e komunës së Negotinës. Gjithashtu, nën moton “Negotina, qytet i gjelbër dhe i pastër” është paraparë pastrimi i të gjitha deponive të egra dhe ndërmarrja e masave për parandalimin e formimit të deponive të egra të reja. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në komunitet, fushatave në media sociale, prezantimit mediatik të rezultateve.