Мë 30 dhe 31 janar 2023 u mbajtën takime koordinuese me mobilizuesit e komunitetit të cilët kryejnë monitorimin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore në 19 komuna në kuadër të Projektit për mbështetjen e reformave zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 60-të mobilizues/e dhe përfaqësues të ekipeve projektuese treguan se:
- Kontakti i drejtpërdrejtë dhe takimet me të punësuarit në komuna dhe me kryetarët e komunave është një masë efektive për marrjen e informacioneve të nevojshme;
- Nevojitet një qasje e hapur dhe e qartë ndaj komunës dhe institucioneve lokale me qëllim që të merren të dhënat e nevojshme;
- Në procesin e monitorimit kombinimi i qasjeve dhe metodave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave të nevojshme është frytdhënës.