Vebinari i dytë me Akademin e politikave publike
Përmasa e germave
4 qershori ishte dita kur u zhvillua vebinari i dytë me pjesëmarrësit e Akademisë së politikave publike.
Si gjithmonë, vebinari jonë filloi me një pasqyrim të shkurtër të asaj që bëmë në vebinarin e mëparshëm dhe temën e parë të Modulit II.
Pastaj vazhduam me temën e këtij vebinar i cili ishte “Krijimi i dokumenteve të shkurtra të politikave”.
Pjesëmarrësit u njohën me mënyrën se si të krijojnë dokumente të shkurtra të politikave, çfarë duhet të përfshijnë, kuptimin, karakteristikat dhe llojet e tyre.
Ata u ndanë në grupe të vogla ku bënë disa ushtrime në kontekstin e temës dhe më pas të gjithë së bashku diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre.
Pas vlerësimit të seancës, pjesëmarrësit u rikujtuan për t’u regjistruar dhe për të përdorur Moodle.