Çështja e monitorimit ka të bëjë me partinë politike që fitoi në zgjedhjet e fundit në komunën e Prilepit. Në programin e kësaj partie politike është premtuar dhe shënuar se në Prilep do të bëhet hapja dhe menaxhimi i Qendrës rinore. Sipas premtimeve, ne si të rinj, presim që të hapet kjo qendër rinore gjatë mandatit të kryetarit të komunës, sepse tani për tani në këtë mandat njëvjeçar nuk është paraparë askund që kjo çështje të realizohet.