Mobilizuesit e komunitetit – Vebinare


Përmasa e germave

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se gjatë dy të premteve të kaluara ne kemi zhvilluar online vebinare me mobilizatorët e komunitetit.

Në dy vebinaret e mëparshme Mobilizuesit e komunitetit patën një përmbledhje të shkurtër të rezultateve të modulit të parë dhe diskutuan rreth detyrave të tyre të shtëpisë, planit dhe programit për mësimin elektronik. Ata u njohën me platformën e mësimit elektronik – Moodle dhe së bashku me trajnerët  diskutuan për analiza më të thella se si të gjejnë informacione rreth fazës së monitorimit, ku duhet t’i kërkojmë ato dhe cilat mjete duhet të përdorin për të arritur në një rezultat konkret.

Mobiizatorët e komunitetit gjithashtu takuan mentorët e tyre, të cilët do t’I ndihmojnë gjatë procesit të monitorimit. Në ditët në vijim, M.K. së bashku me mentorët e tyre do të hartojnë planin e monitorimit në një temë  nga këta fusha 4 fusha: Ekonomia dhe papunësia, të drejtat e njeriut dhe grupet e cënueshme, arsimi dhe shëndetësia. Me këtë plan ata do të monitorojnë aktivitetet e qeverisë teknike dhe masat emergjente mbi Covid -19 në periudhën e ardhshme.

Edhe pse jemi duke i mbajtur aktivitetet tona në formë online, mobilizatorët e komunitetit vazhdojnë të punojnë me motivim dhe energji positive.

KUR

prej: 08-05-2020 17:00

deri: 15-05-2020 19:00

КU

Galeri

Ngjarje të tjera

Punëtori tre-ditore: "Ndërtimi i strategjive për zgjedhjet lokale: Zhvillimi i platformave qytetare dhe koalicionimi efektiv"

Mobilizuesit e komunitetit

20-06-2025

Konferencë ndërkombëtare: Votues të informuar - Strategji për arsim dhe informacion efektiv

Mobilizuesit e komunitetit

17-06-2025

Trajnim për përfaqësuesit e partive politike "Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në strukturat e partive politike"

Mobilizuesit e komunitetit

31-05-2025