Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor për identifikimin/pengimin e ndotësve të ambientit jetësor (ujë, dhe, ajër) përmes veprimtarisë së të rinjve. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: identifikimin e ndotësve të ambientit jetësor përmes fotografimit; ekspozitës së fotografive të ndotësve të zbuluar të ambientit jetësor; tryezë e rrumbullakët për prezantimin përfundimtar të rezultateve.
Tema e monitorimit lokal është menaxhimi dhe seleksionimi i mbeturinave në komunën e Tetovës.