Synimi dhe fushëveprimi i monitorimit lokal
Monitorimi i premtimeve zgjedhore të partive politike dhe mobilizimi i komunitetit për të kërkuar llogaridhënie dhe përmbushje të premtimeve, është pjesë e projektit Mbështetje e reformave zgjedhore. Këto aktivitete kryhen në bashkëpunim me Sistemet e Menaxhimit Strategjik (SMS) dhe synojnë të rrisin angazhimin e komunitetit për çështjet relevante për to.
Monitorimi kryhet nga 35 organizata të shoqërisë civile (OShC) në vend dhe rreth 60 mobilizues të komunitetit – anëtar-ë/e të OShC-ve të lartpërmendura.
Pjesa e programit për monitorim do të kryhet për një periudhë 6 mujore, pra nga data 1 nëntor 2022 deri në prill 2023, për grupin e parë prej 25 organizatash, ndërsa për grupin shtesë prej 10 organizatave, periudha e monitorimit ka filluar nga 1 shkurti dhe do të zgjasë deri më 15 qershor 2023.
Të dhënat e mbledhura nga monitorimi i kryer paraqiten në Matricën për monitorim që plotësohet çdo muaj për prioritetet e përzgjedhura në mënyrë specifike për të cilat mobilizuesit e komuniteteve kryejnë monitorim në komuna të ndryshme.
Teksti i deklaratës për mohim të përgjegjësisë:
Të dhënat e ofruara në matricën e monitorimit lidhen drejtpërdrejtë me temën/premtimin që i nënshtrohet monitorimit nga mobilizuesit e komunitetit. Të dhënat e ofruara nuk pasqyrojnë transparencën e komunës së veçantë, as në përgjithësi dhe as për tema të tjera që nuk mbulohen nga procesi i monitorimit. E njëjta gjë vlen edhe për metodat e përdorura nga një komunë e veçantë në sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve.