Identifikimi biometrik i votuesve? Mënyrat e mundshme për të ecur përpara

Analiza/Botime/Produkte

Si pjesë e analizës të vlerësimit të nevojave e cila hulumtoi prezantimin e teknologjive të reja në zgjedhje, Majkëll Jard, një konsulent i IFES dhe ekspertë i lartë ndërkombëtar i zgjedhjeve, ka përgatitur një udhërrëfyes. Ky udhërrëfyes ka për synim që të vlerësojë prezantimin dhe përdorimin e mundshëm të dokumenteve biometrike për regjistrimin/verifikimin e votuesve.

Një listë zgjedhore e besueshme/apo verifikimi i votuesve synon që të parandalojë mashtrimet e mundshme zgjedhore dhe të sigurojë që çdo votues që i plotëson kushtet, të mund të votojë në zgjedhje dhe mund ta bëj një gjë të tillë vetëm një herë. Reformimi i sistemeve të regjistrimit të votuesve duke prezantuar teknologjitë biometrike ka për synim që të rrisë besimin në procesin zgjedhor dhe gjithashtu të zvogëlojë format e ndryshme të mashtrimeve zgjedhore, siç janë prezantimi i rrejshëm dhe votimi i shumëfishtë.

Udhërrëfyesi për prezantimin e mundshëm të dokumenteve biometrike në Maqedoninë e Veriut ishte prezantuar para anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Diskutimi ofroi më shumë detaje mbi të mirat dhe këqijat e prezantimit të kësaj teknologjie, sfidat dhe mënyra e mundshme për të ecur para.

Është e qartë dhe në përgjithësi e kuptueshme se dizajnimi dhe zbatimi i mjeteve të tilla kërkon bashkëpunim të ngushtë, shkëmbim të të dhënave, kontribute dhe pajtueshmëri nga palë të ndryshme të përfshira, siç janë institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, dhe votuesit në përgjithësi.

Analiza në mënyrë të qartë e thekson rëndësinë e të lejuarit të kohës të mjaftueshme, përmes përgatitjes, planifikimit, shpërndarjes së burimeve dhe përgjegjësive të mjaftueshme, dhe pilotim/testim në kohë.

Duke u bazuar në rekomandimin e IFES dhe analizat e përfunduara, KShZ ka konfirmuar interesin e tyre në prezantimin e dokumenteve biometrike dhe propozuan dispozitë të re në Kodin zgjedhor, që është reflektuar në amandamentet e shkurtit të vitit 2020.

Amandamentet janë dispozita të reja ligjore në lidhje me votimin duke shfrytëzuar pajisjet për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjëve. Synimi fillestar i udhërrëfyesit ishte që të ndihmojë KShZ që ti përgjigjet kërkesave ligjore për të ofruar informacion dhe një mendim për mundësinë e prezantimit të gjurmëve të gishtërinjve për identifikimin e votuesve. Megjithatë, ndikimi ishte shumë më i madh, pasi u shëndrrua në dispozitë ligjore në Kodin Zgjedhor. Kështu, masat e reja për identifikimin e votuesve planifikohet që të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare dhe kështu do të kontribuojnë në avancimin e reformës zgjedhore të vendit.

Megjithatë, konsideratat praktike do të duhet të konsiderohen me kujdes për të siguruar se teknologjia e re është testuar para se të fillohet të zbatohet në vendet e votimit dhe gjatë zgjedhjeve në të gjithë vendin.

Duke prezantuar dispozita të reja në Kodin Zgjedhor, projekti do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në përmirësimet e procesit të reformave zgjedhore dhe kështu do të shtojë vlerë në përpjekjet dhe synimet e përgjithshme.

Është parashikuar se prezantimi i teknologjive të reja në zgjedhje jo vetëm që do të përmirësojë efektivitetin e organizimit të zgjedhjeve por që është më e rëndësishme, do të rrisë besimin e publikut në proces, si dhe transparencën dhe besueshmërinë në zgjedhje.

Galeri