A krijojmë politika të bazuara në dëshmi/prova? A janë të besueshme provat dhe sa mund të mbështetemi në to? A është konsultimi me qytetarët një pikënisje në krijimin e dokumenteve të besueshme të politikave publike? Si të gjenerohen shembuj pozitivë të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në politikë? A mund t’i afrojmë politikat publike me të rinjtë, të cilët janë bartës të ndryshimeve pozitive?
Këto çështje u diskutuan në konferencën online me temë “A po krijojmë politika të bazuara në fakte?” në kuadër të projektit ,,Mbështetja e Reformave Zgjedhore” në të cilën të pranishmit i përshëndeti Ioana Kosma, drejtoreshë e IFES dhe Marija Krstevska, presidente e KRNM, të cilat i përgëzuan të dy gjeneratat e Akademisë së Politikave Publike për arritjet dhe programin e përfunduar. Ata gjithashtu shprehën mirënjohjen e tyre për trajnerët dhe mentorët e tyre, të cilët ishin përkrahës të të rinjve nga partitë politike dhe konkluduan se të rinjtë nga zonat urbane dhe rurale janë në gjendje të shprehin më së miri pikëpamjet e tyre dhe të luftojnë për të dëgjuar zërin e brezave të ardhshëm.
Përmes hulumtimit të plotë, mund të merren vendime efektive për politikëbërjen. Siç theksoi profesori Veli Kreci, nga Fakulteti i Shkencave Sociale Bashkëkohore në Universitetin e UEJL-së dhe drejtor i Institutit Max van der Stuhl, se vetëm përmes hulumtimit dhe kontaktit të vazhdueshëm me qytetarët zbulohen problemet reale, të cilat përmes instrumenteve dhe modeleve të ndryshme mund të evidentohen nëse janë prova të besueshme.
Një rol të madh në krijimin e politikave publike të bazuara në dëshmi kanë edhe Qendrat për Hulumtim dhe Analizë në vetë partitë politike, të cilat duke përdorur mjete të tilla si matja e vlerësimeve, kryerja e anketave, analizave krahasuese mund të përmbledhin informacione të besueshme.
Enes Limani, pjesëmarrës në gjeneratën e parë të Akademisë për Politika Publike , foli se si politikat e bazuara në fakte ndikojnë në programin e një partie, duke theksuar se sot qytetarët janë shumë më të vetëdijshëm se kurrë më parë. Ata nuk besojnë më në batutat boshe, duan që kërkesat e tyre të dëgjohen dhe problemet e tyre në komunitet të zgjidhen. Ata këmbëngulin për një ofertë specifike politike, e cila përmban një program që prek qytetarët.
Një nga çështjet e ndezura është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në politikë. Për të sensibilizuar personat me aftësi të kufizuara, të cilat më së shpeshti përdoren vetëm si armë parazgjedhore dhe stigmatizohen në jetën e përditshme, duhet të zhvillohen më shpesh debate dhe diskutime publike. Siç theksoi Lidija Gjorgjeviq, zbatuese e jashtme e Iniciativës Inovative, është e nevojshme të theksohen shembuj pozitivë nga bota për përfshirjen e këtyre njerëzve. Nevojitet bashkëpunim dhe diskutim më i madh mes partive politike në vend për këtë temë, video materiale që do të përfshijnë personat me aftësi të kufizuara në të cilat do të dëgjohet zëri i tyre, mesazhe motivuese vizuale, zhvillim ueb faqesh.
Konsultimi me qytetarët është pikënisja në krijimin e dokumenteve të besueshme të politikave publike duke organizuar seminare, fokus grupe dhe komunikim të vazhdueshëm, veçanërisht me popullatën e re.
Të rinjtë janë bartës të ndryshimeve dhe vetëm me informacion të vazhdueshëm, ndërveprim dhe komunikim të ndërsjellë mund t’u qasen temave të rëndësishme për komunitetin dhe në fund të krijojnë dokumente të dobishme politikash ishte përfundimi i këtij diskutimi.