U mbajt online konferenca për mobilizatorët e komunitetit

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Në platformën Zoom u mbajt online konferenca me temë: “Puna e mobilizatorëve të komunitetit në krijimin e një qeverie të përgjegjshme dhe transparente”.

Ioana Kosma (IFES) iu drejtua në fillim të pranishmëve, duke shprehur kënaqësinë e saj me mobilizatorët e komunitetit për programin e përfunduar me sukses dhe konkludoi se aktivitetet e tyre bënë ndryshime në komunitet. Ajo u shpreh se shpreson që ky projekt të vazhdojë të zhvillohet më tej me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Marija Krstevska (KRNM), i përgëzoi për angazhimin mobilizatorët e gjeneratës së parë dhe të dytë, poashtu i përgëzoi edhe të gjithë mentorët dhe koordinatorët për programin e përfunduar me sukses. Në të njëjtën kohë, ajo i inkurajoi mobilizatorët që të vazhdojnë të jenë korrigjuesit e qeverisë dhe shtytësit e ndryshimit dhe të vazhdojnë t’i kujtojnë qeverisë premtimet e bëra, duke këmbëngulur për transparencë.

Folës në panel ishin: Elizabeta Markovska Spasenoska specialiste e monitorimit (SMS-konsalting), Bllagica Dimitrovska, presidente e Inkluzivës, Aleksandar Mitanoski dhe Ana Klesova, mobilizatorë të gjeneratës së parë dhe Ardonit Ismaili dhe Martin Nikolizija, mobilizatorë të gjeneratës së dytë.
Konferenca online u organizua në kuadër të projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i implementuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe partneri i tij – Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë. (KRNM).

Elizabeta Markovska Spasenoska pati një prezantim të shkurtër për matricën e monitorimit dhe gjetjet kryesore. Ajo shpjegoi konceptin e monitorimit, procesin e punës së mobilizatorëve lokalë, aktivitetet monitoruese të kryera nga gjenerata e parë e 16-të mobilizatorëve dhe gjenerata e dytë me 24 mobilizator. Nga grupi i parë i mobilizatorëve janë monitoruar gjithsej 16 masa në 6 zona dhe nga grupi i dytë i mobilizatorëve janë monitoruar gjithsej 25 masa në 9 zona. Ajo gjithashtu bëri një pasqyrë të shkurtër të gjetjeve të monitorimit dhe sfidave me të cilat përballen mobilizatorët.

Bllagica Dimitrovska foli për rolin e mentorit dhe shpjegoi se mentorët duhet të jenë më të qasshëm për mobilizatorët, në mënyrë që të japin njohuri se si të monitorojnë masat e Qeverisë dhe në çfarë parimi të përballen me sfidat gjatë punës së tyre.

Aleksandar Mitanoski, gjenerata e parë e mobilizatorëve, foli për masën që e ndiqte në sferën e politikës sociale për rritjen e numrit të familjeve strehuese.

Ardonit Ismaili, mobilizatorë i gjeneratës së dytë foli për sfidat e tij ndaj projektligjit (i cili hyri në procedurë qeveritare) që një pjesë e Malit Sharr të bëhet park kombëtar.

Ana Klesova (gjenerata e parë) dhe Martin Nikolovski (gjenerata e dytë) ndanë përvoja në lidhje me zbatimin e iniciativave inovative dhe mobilizimin e komunitetit. Ajo ndiqte masën në fushën e drejtësisë ose siç thuhet në programin e Qeverisë – klimë pozitive mes vendeve të rajonit. Iniciativa e saj “Crossing Borders” pati një ndikim të mirë në ndërgjegjësimin.

Martin Nikolovski, këtë muaj e mbyll me iniciativën e tij inovative të titulluar “Barazia gjinore – sport i shëndetshëm” për futjen e barazisë gjinore në këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të federatave sportive.

Pas prezantimeve u zhvillua një diskutim për transparencën e institucioneve për sa i përket të dhënave dhe informacionit me karakter publik.

Galeri